Nga Myslim Murrizi
I nderuar Oerd!
E di qe nuk e keni qejf por keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese nr. 28 të datës 30 qershor të vitit 2021 qe nuk ju pyet se si e keni qejfin.
Edhe pse çiraku Sokol Binaj i Damian Gjiknurit që u dakortësua me ju në 5 qershor votoi kundra, keni Kushtetutën z Bylykbashi që thotë qartë që listat duhet të jenë jo më pak se 2/3 të hapura, çka i lejon çdo force politike që nuk ka hallin e vemjeve ti ketë listat 100% të hapura.
Z.Bylykbashi qytetarët duhet të zgjedhin me votën e tyre se kush do jenë deputetët e tyre, jo thjeshtë të votojnë servilat e pështirë të kryetareve të partive. Herësi qe ju dhe Damiani vendoset ne kodin zgjedhor dhe ne pazarin e 5 qershorit ka shkuar në PS Oerd me date 30 qershor dhe po te kishte pasur fuqi edhe për zgjedhjet e 2021 ndoshta as ju as gazi nuk do ishit deputet se ne vendin Tend do ishte Igli Cara e në vend të Gazit do ishte Qani Xhafa.
Por demokracia dhe sovraniteti i votës së qytetarëve nuk ka lidhje me interesa te ngushta personale.
Prej 4 pale zgjedhjesh Oerd për turpin e 4 individëve Shqiptareve ju është mohuar e drejta qe te zgjedhin me vote por thjeshte votojnë si ne komunizëm dhe deputet i emerojnë jo një Enver por 4 mini Envera.
Talljen e listave te hapura mes partive mund tua tregosh ndonjë vemje deputeti qe mban mandat me 300 vota por jo Shqiptareve
Shifi Oerd që 5 deputet të Bashës së 5 qershorit kane se bashku vota sa për një mandat dhe ky është turp i këtij sistemi bastard zgjedhor te pazarit te 21 prillit te 2008
Ne 4 pale zgjedhje me ketë sistem bastard zgjedhor Oerd nuk ka vjedhur mandate vetëm PS por edhe PD
Qe te dyja partitë si PS dhe PD ju kane vjedhur mandate partive të vogla që kanë patur brenda koalicioneve
Mbi 130 mijë vota te partive te vogla Oerd ne vitin 2009 u përkthyen ne mandate per PD dhe nga 63 parti ne koalicion vetem Fatmir Mediu i PR dhe Dashamir Tahiri i PDIU morën mandat
Ne vitin 2013 dhe 2017 mbi 110 mij vota te partive aleate Oerd asnjëra nuk mori mandat
Perse u dashka një koalicion ku partia e madhe ti vjedh vota partive te vogla????
Pooo Oerd poooo ka mare PS 5 mandate ne mënyre hajdute sepse ky sistem zgjedhor me 12 qarqe ta lejon qe ti vjedhesh deri ne 10 mandate, sepse PS ne qarkun Vlore i ka mare mandatet me 6900 vota ndersa PD ne qarkun Gjirokaster ka mare një mandat me 13900 vota
Qe te kete ndarje te drejte sipas votave për çdo mandat Oerd duhet qe Shqipëria te jete vetëm një zonë zgjedhore dhe secila parti politike te kanidoj veçmas e te mos këtë prag elektoral por me prag natyral qe do te thotë se çdo parti politike nëse merr numrin e votave për 1 mandat ne te gjithë Shqipërinë, le ta mari ajo atë mandat
Dhe nuk ka pse te ketë koalicione me hile për t’ju vjedhur votat partive te vogla para zgjedhjeve, por te ketë koalicione pas zgjedhore me çdo parti politike sipas votave qe i kane dhënë qytetarët.
DHE DEPUTET TE JENE VETËM ATA APO ATO QE VOTOHEN NGA QYTETARET E JO ATA OSE ATO QE PËLQEHEN NGA KRYETARET
KJO ËSHTË REFORME REALE ZGJEDHORE
Pazari Rama -Basha i 5 qershorit ishte një pisllëk për interesat e tyre dhe te nje grushti vemjesh pas tyre, qe i tremben votës së qytetarëve.
Madje kur KQZ vendosi qe lista e kandidateve te ishte me emra, ju dhe PS u dakortesuat që PS ta ankonte ne kolegj zgjedhor dhe e bëtë me numra si garat e qenve Oerd për të fshehur nga sytë e qytetarëve emrat e urryer dhe pa vlere për te qene përfaqësues së tyre.
I Nderuar Oerd
Siç u ndjetë i zhvlerësuar brenda Rithemelimit kur Ju Z Luçiano, Paloka, Ndoka dhe 21 antaret e kryesis u zgjodhet me vote, dhe këta galaktiko-shpëtimtarët si Gazi, Gjekmarkaj etj u emëruan pa vote, ashtu ndjehen te zhvlerësuar edhe ata apo ato qe votohen me me shumë vota nga qytetarët e nuk janë deputet sepse nuk i pëlqejnë kryetaret e i pengoi herësi i Gjiknurit i dakortësuar me Ju ne emër të Bashës
Opozita e ka mision dhe detyre i nderuar Oerd te luftoj qe te kthej garën dhe sovranitetin e votës se Qytetareve, jo te dakordësohet me Ramën për të ruajtur këtë pisllëk që prej 4 palë zgjedhjesh i ka dhënë 3 herë fitore Ramës.
Edhe ne vitin 2009 Oerd PD nuk fitoi por mori 68 deputet me këtë ligj ku Shqiptaret nuk zgjedhin por thjesht votojnë.
Dhe u deshën 4 mandatet e LSI për të qeverisur si mos me keq qe te ishte shumice, edhe pse e them me bindje qr ne 34 vite pluralizëm qeverisja me e mire e Shqipërisë ka qene 2005-2009 dhe prap me këtë sistem bastard pa gare PD nuk fitoi
Atëherë kujt i intereson qe te fitoj perseri Rama por te ruajne karriket e qelbura te tyre nje grusht vemjesh qe i tremben listave te hapura??
Çfare fitojne qindra miniera Qytetare opozitare nga ky pazar i ndyre qe te rrinë përsëri deputet një grushT servilesh pa votat e qytetareve dhe Rama te jete përsëri ne pushtet???
Halli i OPOZITAREVE real te këtij vendi Oerd është shume e shume me i madh se halli i karrigeve te qelbura ne parlament te një grushti vemjesh, servilesh e spurdhjakesh qe nuk duan gare e nuk guxojnë të provojnë veten se sa vlerë kanë para votës se qytetarëve.
I nderuar Z Bylykbashi
Listat e Hapura rikthejnë garën dhe sovranitetin e votës se shqiptarëve te vrare nga pazari i ndyre i 21 prillit 2008,dhe çlirojnë sistemin e lëpirjes brenda çdo partie politike si dhe vrasin sistemin autokrat e krye hajdut të qeverisjes.
Çdo deputet qe vjen ne kuvend nga vota e qytetareve nuk rri si ushtare e nuk voton si zagar çdo PPP, konçension, investitor strategjik, dhe çdo falje te pasurisë se Shqiptareve kujtdo për interesa korruptive të kryeministrit.
I nderuar Oerd,
Shqipëria ka nevojën për një sistem zgjedhor demokratik ku vota e Shqiptareve te zgjedh përfaqësuesit e tij,jo për servil te pështire qe ju lëpihen kryetareve për menderen e tyre.
Dhe për kujtese po te sqaroj qe prej 34 vitesh sa herë që është votuar për parti, ka fituar gjithmonë PS sepse ata janë parti rreshti
Nga zgjedhjet e para lokale me 26 korrik 1992 e deri me 14 maj 2023, PD nuk ka fituar asnjeher shumicen e keshilltareve komunal e bashkiak sepse PD eshte prej dhjetorit 1990 parti qe do dhe vlereson vlerat e individit jo te “ tufes”
Tre here qe ka fituar PD ne 1992,1996 dhe 2005 ka fituar me sistem mazhoritat dhe jo me sistem servilokryetar.
Prandaj qe te jemi te hapur e te sinqerte me OPOZITARET duhet te bëni betejë për vlera jo për plehra ,dhe vlerat ne demokraci i përcakton sovrani jo padroni, i përcakton qytetari jo kryetari
ÇDO BELBEZIN TJETER PER TU HALLAKATUR DEG ME DEG NUK BEN GJE TJETER VEÇSE JU ÇVLERESON PARA SYVE TE OPOZITAREVE TE VERTETE PAMVARSISHT SE MUND TE MENDONI SE PO JUA HIDHNI
Te ftoj ta lexosh këtë shkrim Oerd pa mare leje tek Gazi e tek zëvendësi i sotëm i Nikolles Gjekmarkaj që nuk kane lënë gjë pa vjell për mua ne 2019, e për ty dhe te tjerë nga 9 shtatori 2021.
Ju lutem shume Oerd mos na fyeni edhe injorancën se intelektin keni 4 pale zgjedhje qe na e fyeni.
Te pershendes Oerd
Discussion about this post