Qen të rrahur, i ka cilësuar ish-deputeti Myslym Murrizi, politikanët e korruptuar, kur takohen me diplomatë amerikanë, qoftë të Ambasadës së SHBA, ashtu edhe të Departamentit të Shtetit.
Në një intervistë në emisionin Kafe Shqeto, Murrizi tha se zullumi, babëzia dhe pangopshmëria e atyre që kanë vënë duart e pista tek taksa e shqiptarëve, i bën që të jenë atje si të nënshtruar, si qen të rrahur.
Murrizi ka rrëfyer edhe detaje nga biseda që ka pasur me Yuri Kim, gjatë kohës që ishte ambasadore e SHBA në Tiranë, ndërsa u shpreh se ambasadorët e rinj në Shqipëri duhet të sillen këtu si përfaqësues të kombit amerikan dhe jo si këlyshë të Sorosit.
“ Unë kam qenë atje në cilësinë e N/kryetarit të Kuvendit në atë kohë dhe të kryetarit të grupit parlamentar të 11 deputetëve. Më vjen keq për një pjesë të politikës shqiptare që kur shkojnë atje, “zvogëlohen”. Po të kisha qenë vetëm ndoshta do të isha i pabesueshëm për çfarë deklaroj, por kam qenë vetë i shtatë dhe janë gjallë këta që kam qenë, znj, Hajdari, Ravioni, Ismet Musai, Edmond Stojku, Soreca që u rikthye prapë. Kanë qenë aty në takim dhe kam kundërshtuar me të drejtën time e nuk e kam votuar “5 qershorin”. Unë nuk jam argat ambasadash, nuk impresionohem për një vizë dhe nuk më bie mendja, se nuk kam asnjë ngarkesë negative që të më kërcënojnë ashtu siç thotë i pari i Qeverisë që “ata të japin një letër në mëngjes dhe po nuk votove çfarë të themi, do ta nxjerrim këtë letër në darkë”(!!!)
I kam thënë: “Ti je ambasadorja e vendit më të fuqishëm, çfarë të kesh për mua mos harxho dy herë kohë që ta ma thuash, po nxire direkt tek lajmet!”
Kështu që zullumi, babëzia dhe pangopshmëria e atyre që kanë vënë duart e pista tek taksa e shqiptarëve, i bën që të jenë atje si të nënshtruar, si qen të rrahur.
Edhe ajo përkthyesja është vënë në siklet, ka vite që përkthen dhe ka parë lloj-lloj palaçosh atje, siç ishin edhe këta një grup palaçosh që shkojnë e raportojnë për grupin tjetër që “këta janë antiamerikanë, këta që venë te Berisha, më duket se i financon ky, më duket se i bën ai…” Pra, njerëz të vegjël. Njeriu i pistë është i vogël. Nëse je i pastër, duhet të jesh partner dhe i barabartë me atë që shkon në tavolinë.
Unë, e para, uroj dhe shpresoj që të kalojë, se nuk është bllokuar vetëm David, ambasadori që është emëruar në Shqipëri, janë bllokuar rreth 30 ambasadorë në Amerikë me aq sa kam unë informacion falë betejës së brendshme të tyre republikanë – demokratë; nëse do të lirohet, edhe ai do të vijë. Unë kam pasur fatin ta takoj rreth 2 orë e gjysmë me znj,. Hajdari në Departamentin e Shtetit në dhjetor të vitit 2020, pa e ditur që do të ishte këtu.
Uroj e shpresoj që të mos ketë një përfaqësim ekstra-komunist nga Departamenti i Shtetit. Të vijnë këtu si përfaqësues të kombit amerikan dhe jo si këlyshë të Sorosit.
Sorosin unë nuk po e linçoj si të lig. Sorosi për mua, në sytë e Murrizit, është Karl Marksi. Pra është një komunist i kamufluar që paratë e tij i përdor për të kapur të gjitha shoqëritë formale demokratike me një grusht fëlliqësirash që i promovon nga shkolla bajate e tij për të qenë në krye të pushtetit”, tha Murrizi.
Discussion about this post