GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mustafa në Laç, bashkë me grun”, plani për vrasjen e babait të Licit

10:03 - 14/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mustafa në Laç, bashkë me grun”, plani për vrasjen e babait të Licit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Listës së gjatë të personave për t’u vrarë nga Behar Bajri dhe Astmer Bilali, nuk ishin vetëm kundërshtarët potencialë që i rrezikonin jetën, por edhe prindërit e tyre.

Siç del në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në planet e Beharit dhe Astmerit, ka qënë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit.

Ibrahimi dhe Dorian Duli shiheshin si dy persona që shfaqnin rrezik për grupin Bajri, ndaj një rrjet i tërë me spiunë në polici dhe fshatrat përreth ishin aktivizuar për të gjetur vendodhjen e tyre.

Madje, në një rast teksa shefi i Krimeve të Rënda Ardrit Hasanbegaj, bisedon me Pëllumb Gjokën, i shprehet këtij të fundit në vitin 2020 se Dorian Duli, qëndron në një hotel në Himarë dhe se për ta gjetur do aktivizojë “Julin”, një tjetër polic në Policinë e Vlorës. Njëherësh spiunët informonin Behar Bajrin dhe për lëvizjet e Mustafa Licit, i cili ishte në plan dytësor për t’u vrarë.

Gjatë një bisede në “Sky” të zbardhur nga ekspertët francezë të hetimit, Behar Bajri komunikon me Astmer Bilalin dhe i tregon që “Mustafa (Lici)” ndodhet në Laç të Vaut të Dejes.

Informatori i grupit në këtë zonë i ka treguar Behar Bajrit, se Mustafa ishte parë së bashku me gruan, nga ora 09:00 e paradites.

Ndërsa Astmeri e pyet: “…A ja din vendin ku është…?”

Behari i tregon që: “…Ka qenë në Laç dhe e kanë parë duke u kthyer…”

Por Astmeri i thotë se në çfarë shtëpie ka qënë dhe se s’mund ta kapnin kështu pa u përgatitur.

“…Duhet ta kemi informacionin më përpara që ta kapim se ndryshe nuk bëjmë dot punë…” – ia kthen Astmer Bilali.

Astmeri në vazhdimësi i tregon që: “…Ja kam gjet hotelin atij (Dorian Dulit) ku ka qenë në jug. Kena lënë njerëz atje me pa, ishalla po e shohin atje…”

Behari i thot që: “…Ka qenë me një makinë audi ngjyrë kafe A3…”

Astmeri i shprehet që: “…Nuk ja di këtë makinë…”

Ky informacion për vendndodhjen e mundshme të Dorian Dulit në Himarë, i përcillet nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjokës, i cili më tej informon shefin e Krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegajn, për të kryer verifikimet.

Në 21 gusht 2020 në orën 00.02 Pëllumb Gjoka, komunikon me Ardit Hasanbegajn, ku Pëllumbi ja ka dhënë dhe emrin e hotelit se ku po qëndronte Duli ne Himarë.

Ardriti shprehet që: “…Po është në zonën e Himarës, e kemi kollaj se kemi atë shokun tim, në Vlorë e kontrollon “Juli”. Po nuk ka 100 hotele me këtë emër. Në zonën e Himarës po lidhem nesër vëlla, i themi këtij shokut t’i kontrollojë të gjitha nga janë njerëzit që janë nëpër dhomat e hotelit…” .  /Ora News

Etiketa: BajriKryesore1LicipergjimeSky

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Ndërtuan pa leje në Sarandë, procedohen 3 persona

Ndërtuan pa leje në Sarandë, procedohen 3 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com