GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Muzeu i armëve” i Ramës, zbulohen transfertat 6 milionë euro në një llogari sekrete

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“Muzeu i armëve” i Ramës, zbulohen transfertat 6 milionë euro në një llogari sekrete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në bazën e të dhënave të thesarit të shtetit që publikohet nga Ministria e Financave, në vitin 2020 u shfaq një pagesë me vlerë 470 mijë euro. Reparti Ushtarak 4300 në Tiranë ishte institucioni që i paguante këto lekë, për llogari të kompanisë “R & T” dhe sipas mediave shoqërohej me përshkrimin “ndërtim objekti ushtarak me kontratë të klasifikuar”.

Këto pagesa nga Reparti Ushtarak 4300 për kompaninë R & T, e cila është në pronësi të Renis Tërshana, vazhduan çdo muaj përgjatë gjithë vitit 2020 dhe në atë kohë askush nuk ishte në dijeni se për çfarë objekti bëhej fjalë. Por misteri i kësaj pagese do të zbulohej në fillim të këtij viti, konkretisht më 7 janar 2021 ku përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama lajmëroi hapjen e një muzeu ushtarak në periferi të kryeqytetit.

“Shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë.

Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim” – shkruante Rama në facebook.

Muzeu është i vendosur në kilometrin e 15-të të rrugës Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhit. Qeveria nuk e kishte përmendur asnjëherë më parë ndërtimin e një muzeu historik për ushtrinë, ndërsa në agjencinë e prokurimit publik, nuk ishte shpallur kurrë një tender i këtij lloji.

E gjithë procedura ishte bërë në mënyrë sekrete në dhjetor të vitit 2019-të dhe vlera e kontratës ishte jo pak, por plot 6 milionë euro. Në 6 janar, përmes urdhrit 1192, fraksion 5, ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shpalli fituese kompaninë RT, ndërsa një javë më vonë lidhi me këtë kompani kontratën e klasifikuar me numër 503.

Sipas ligjit për informacionin e klasifikuar, konsideron si sekret shtetërorë ato lloj informacionesh, kur ekspozimi i paautorizuar i të cilit do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare. Në rastin e ndërtimit të Muzeut, është e paqartë se si tenderi i hapur me garë do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare, për sa kohë nuk bëhej fjalë për një objekt që i shërbente mbrojtjes kombëtare, por thjesht për një muze. I konceptuar si atraksion turistik, i hapur për publikun, përtej kësaj, objekti është prokuruar në mënyrë gjysmake. Aktualisht ndërtimi i muzeut është në përfundim dhe duhet të merret në dorëzim kur objekti është jo funksional, pasi në tender nuk është parashikuar as lidhja me utilitetet si uji apo energjia elektrike dhe as vënia e tij në funksion. Për më tepër Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë plan të mëtejshëm se çfarë do të bëj me këtë objekt.

Gjithashtu në programin buxhetor nuk ka fonde të tjera të parashikuara për kompletimin e veprës. Kjo hedh dyshime të forta se e gjithë procedura është kryer thjesht dhe vetëm për të shpenzuar 6 milionë euro pa garë dhe në mënyrë sekrete dhe jo për të realizuar një investim funksional me paratë e qytetarëve. Muzeu ose më saktë karabina gjysmake 6 milionë euro, më shumë se një objekt publik që do të bëhej pjesë e guidës së Tiranës, tashmë ngjan me provat e vendngjarjes së një krimi.

Gijotina.com

Etiketa: afereEdi Ramakryesore2Muzeu i armevesekretetransfertat

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Covid-19, 3-vjeçari humb betejën me virusin

Covid-19, 3-vjeçari humb betejën me virusin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com