GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Muzeu ku mbahet arma e Bin Laden”, njihni sekretet e vendit të fshehtë të CIA-s

16:13 - 25/09/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Muzeu ku mbahet arma e Bin Laden”, njihni sekretet e vendit të fshehtë të CIA-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndoshta është muzeu më i pazakontë pasi është i mbushur me artefakte që kanë formuar historinë botërore. Megjithatë dyert i mban të mbyllura. Bëhet fjalë për vendin e vetëm ku një vizitor mund të gjejë armën që ka mbajtur Osama Bin Laden kur u vra ose xhaketën prej lëkure të Saddam Hussein-it.

Mirë se vini në muzeun sekret të CIA-s!

Ky muze ndodhet në zyrat qendrore të agjencisë së inteligjencës në Langley, Virgina. Së fundmi, koleksioni është rinovuar me rastin e 75-vjetorit të agjencisë. Një grupi të vogël gazetarësh iu dha mundësia që të dëshmonin se çfarë ndodhet brenda këtij muzeu kaq sekret. Në mesin e 600 objekteve të ekspozuara janë lloje pajisje spiunazhi të Luftës së Ftohtë, një ‘mi i vdekur’ në të cilin mund të fshihen mesazhe, një kamerë e fshehtë brenda një pakete cigareje, një pëllumb me kamerën e tij spiune dhe madje edhe një gotë shpërthyese martini.

Aty ka edhe detaje nga disa prej operacioneve më të famshme dhe më të fundit të CIA-s. Në ekspozitë është një model i kompleksit në të cilin u zbulua Osama bin Laden në Pakistan. Presidentit Barack Obama iu tregua një model i tillë përpara se të miratonte bastisjen që vrau liderin e Al-Kaedës në 2011.

Më 30 korrik të këtij viti, një raketë amerikane goditi një tjetër kompleks, këtë herë në kryeqytetin afgan Kabul. Objektivi ishte udhëheqësi i ri i al-Kaedës, Ayman al-Zaëahiri. Për këtë rast është informuar Presidenti Joe Biden, njësoj si me rastin e Osama Bin Laden, me një model 3D, i cili është vendosur tashmë në muze. Zaëahiri u godit ndërsa ishte në ballkon pasi agjentët e inteligjencës amerikane kaluan muaj të tërë duke studiuar lëvizjet e tij.

Gjysma e parë e muzeut është ndërtuar në rend kronologjik që nga themelimi i CIA-s në 1947, Luftën e Ftohtë, sulmet e 11 Shtatorit 2001. Audienca e muzeut përgjithësisht është vetë stafi i CIA-s si dhe vizitorët zyrtarë. Por nuk fokusohet vetëm te suksesi. Ekziston një seksion për operacionet e dështuara. Për shembull kur një mision i CIA-s për të rrëzuar Fidel Kastron në Kubë shkoi në mënyrë katastrofike. Po ashtu ka referenca për dështimin për të gjetur armë të shkatërrimit në masë në Irak.

Ndërsa pjesa e dytë e muzeut është e fokusuar në detajet e disa operacioneve më specifike. Në fund të viteve 1960 një nëndetëse e Bashkimit Sovjetik humbi në oqean. Pasi shërbimet e SHBA-së e gjetën, CIA punoi së bashku me miliarderin Hoëard Hughes për t’u munduar që të merrnin mbetjet dhe teknologjinë që ishte përdorur në këtë nëndetëse. Misioni u realizua pjesërisht pasi nëndetësja u nda në mes. Pavarësisht kësaj, CIA mundi që të shpëtonte disa pjesë. Në muze është shfaqur një model i nëndetëses. “Shumica e asaj që u gjet në bordin e asaj nëndetëse është ende e klasifikuar edhe sot e kësaj dite,” thotë Byer.

Në muze ka edhe sende që u përdorën për të ndërtuar historinë e rreme për një film të quajtur Argo me qëllim shpëtimin e diplomatëve në Iran pas revolucionit të 1979-s. Më vonë, ky rast është bërë film në Hollyëood. Në ekspozitë është arti konceptual për filmin e rremë që ekipi i shpëtimit pretendoi se po bënte. Kjo foto u krijua për të qenë qëllimisht i vështirë për t’u deshifruar ose kuptuar.

Dhe kur bëhet fjalë për deshifrimin, tavani i muzeut përmban gjithashtu mesazhe të fshehura në lloje të ndryshme kodesh. Zyrtarët e CIA-s thonë se ambicia është që imazhet të ndahen me publikun në mediat sociale për të parë nëse mund t’i zbërthejnë ato. Disa nga ekspozitat do të jenë gjithashtu të disponueshme për t’u parë në internet. Por për momentin, kjo mund të jetë më e afërta që shumica e njerëzve mund të arrijnë të shohin nga ky muze./tvklan.al

Etiketa: armaBin LadenMuzeu

Lajme të lidhura

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

13:32 - 10/02/26
Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?
Aktualitet

Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

12:25 - 10/02/26
Para
Humbja në Izrael, kombëtarja kuqezi rikthehet dhjetë vite mbrapa

Humbja në Izrael, kombëtarja kuqezi rikthehet dhjetë vite mbrapa

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
Breaking Views

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:54 - 10/02/26

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet....

Lexo më shumë
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

21:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com