GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Muzika e lokalit e linte pa gjumë, qytetari në Tiranë e denoncon në polici

18:44 - 11/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi me shotgun i biznesmenit në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muzika e lartë vazhdon të jetë një shqetësim i përditshëm i kryeqytetasve, që kryesojnë numrin më të lartë të telefonatave anonime në sallën operative dhe më pas në vend të dytë janë ata qytetarë që denoncojnë ndërtimet pa leje dhe parkimet e gabuara.

Sipas policisë në sallën operative për ditë menaxhohen 50 deri në 60 telefonata të tilla nga shtetas që jetojnë veçanërisht në zonën e Astirit, në zonën e Freskut, në zonën e ish-Bllokut, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

“Shumica e tyre kërkojnë një patrullë policie dhe nuk stepen, nëse policia nuk shkon në momentin e kërkuar, ata telefonojnë sërish dhe denoncojnë, edhe policinë për mosveprim. Pastaj vijnë qytetarët që kanë biznese dhe një mjet parkohet provizorisht në perimetrin e tyre, ata nuk konfliktohen më me shoferin e pakujdesshëm por telefonojnë policinë. Për të qenë bindës jo pak herë postojnë fotografitë e mjetit të parkuar keq, edhe në aplikacionin e komisariatit digjital që duhet thënë është kthyer siç ka emrin në një komisariat më vete, e i mbytur nga ankesat e çfarëdollojshme”.

Sipas tij, nuk mbeten pas edhe zhurmat e krijuara nga ndërtimet.

“Ne kemi pasur telefonatën e një nëne të re që kërkoi ndihmë gjithë ditën sepse fëmija qante nga zhurmat e mjeteve të tonazhit të rëndë poshtë dritares së pallatit. Por ne nuk mund të ndërhynim mbasi gropa po hapej me leje dhe në raste të tilla gjithë zhurmat e krijuara nga ndërtimet nuk janë problem policor”.

Në një nga rastet shpjegohet se si një shtetas telefonoi 10 herë, pasi zhurma në lokalin poshtë apartamentit të tij e kishte stresuar dhe nuk po e lejonte ta bënte gjumin e qetë. Kur problemi i muzikës vazhdoi edhe për ditët në vazhdim 53-vjeçari u paraqit personalisht dhe kreu kallëzim.

“Telefonova policinë në sallën operative, pasi poshtë shtëpisë po bërtisnin dhe festonin dhe zhurma e muzikës ishte shqetësuese, jo vetëm për mua por për gjithë familjen. Erdhi policia rreth orës 22.00 , pas telefonatës së parë dhe kur shërbimet ishin aty poshtë pronarët e ulën menjëherë volumin e muzikës, kur policia iku ata e ngritën prapë”.

Burri i telefonoi sërish për herë të dytë dhe pronarët e lokalit në katin e parë vepruan njësoj, edhe për nëntë herët e tjerë. Policia u largua dhjetë herë nga lokali mbasi qytetari telefononte tek numri pa pagesë 129 dhe patrullat mbërrinin në vendngjarje me automjete policore.
“Në fund doli pronari i nevrikosur dhe me zë të lartë në mënyrë të degjeneruar nga fjalori kush ishte ai shkër*** që po spiunonte ?”.

Ai dëgjoi sharje pa adresë në adresë të telefonuesit, duke insistuar se donte numrin e qytetarit që ankohej. Qytetari kujton para oficerëve se patrullat nuk kanë komunikuar dhe nuk ja dhanë numrin pronarit të lokalit.

“Unë u ndjeva i ofenduar ndonëse ata të barit poshtë nuk e dinë që jam unë, kështu që e denoncoj këtë shtetas për kanosje dhe fyerje”, kallëzon pranë policisë vendore kryeqytetasi, mes çështjeve më të veçanta për të cilat shtetasit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

Etiketa: Denoncimmuzika e lartePoliciTirane

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
E rëndë/ Shqiptari bie nga skela dhe humb jetën, shokët sjellin trupin në vendlindje

E rëndë/ Shqiptari bie nga skela dhe humb jetën, shokët sjellin trupin në vendlindje

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com