GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Po imponohet një agjendë që nuk është problem real i shoqërisë

12:23 - 10/11/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Po imponohet një agjendë që nuk është problem real i shoqërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me ligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas tij, procesi i konsultimit publik nuk ka marrë në konsideratë vërejtjet e komuniteteve fetare, ndërsa ligji është miratuar “si imponim nga Bashkimi Europian” dhe jo si një nevojë reale e shoqërisë shqiptare.

“Gjatë gjithë procesit të dëgjimit, ne jemi interesuar për të ruajtur vlerën e familjes, por asnjë nga vërejtjet tona nuk u mor parasysh. Ata që e votuan, thanë se kështu kërkonte BE-ja. Pra, nuk erdhi si një nevojë reale e shoqërisë, por si imponim”, ka deklaruar Cikalleshi.

Myftiu theksoi se Shqipëria përballet me probleme shumë më të mëdha, si emigracioni apo moszhvillimi ekonomik, ndërsa çështjet e barazisë gjinore, sipas tij, nuk përbëjnë prioritet. “Kemi disa vite që nuk përfitojmë nga fondet IPARD të BE-së. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së ligjit për barazinë gjinore. Edhe tani që u miratua, nuk besoj se fondet do të vërshojnë”, shtoi ai.

Në vijim, Cikalleshi u shpreh se besimet fetare në Shqipëri përpiqen të ruajnë familjen dhe shoqërinë nga antivlerat, duke theksuar se “agjenda të tilla që duken si mbrojtje nga diskriminimi, në praktikë hapin rrugë për pasoja të tjera”. Ai paralajmëroi se pas këtij ligji, “do të diskutohet edhe martesa e të njëjtës gjini”, duke shtuar se “në vende të tjera janë parë pasoja absurde të tilla nisma”.

Sipas tij, çështjet që lidhen me identitetin gjinor janë “të gabuara fetarisht dhe shkencërisht”. “Nuk ka teori që njeriu lind në trup të gabuar”, u shpreh Cikalleshi, duke kritikuar gjithashtu mungesën e aksesit të komuniteteve fetare në edukimin e fëmijëve në shkolla.

Ai theksoi se ndërkohë që fetarët përjashtohen nga edukimi moral i të rinjve, “agjenda të tjera ideologjike” marrin hapësirë në sistemin arsimor. “Sa më të vegjël fëmijët, aq më e lehtë është të ndikohen për trajtime hormonale apo operacione që i përshtatin me ideologjinë e tyre”, përfundoi myftiu i Korçës.

 

Etiketa: baraziMyftiushoqeri

Lajme të lidhura

Kalaja nuk i ndahet Veliajt, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës
Aktualitet

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet

09:49 - 26/03/26
I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

09:31 - 26/03/26
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë
Aktualitet

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Para
Gafat e deputetes së PS, Berisha poston videon: Matematika e Zegjinesë…

Gafat e deputetes së PS, Berisha poston videon: Matematika e Zegjinesë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror
Sport

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror

09:58 - 26/03/26

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj,...

Lexo më shumë
Kalaja nuk i ndahet Veliajt, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet

09:49 - 26/03/26
I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

09:31 - 26/03/26
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

08:55 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com