GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, Gjekmarkaj ironizon Bashën

19:38 - 11/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, Gjekmarkaj ironizon Bashën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo vetëm eksponentë të PD-së së drejtuar nga Sali Berisha, por edhe deputetë të rreshtuar në atë që njihet si grupimi i Gazment Bardhit në PD, kanë reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës, i cili ka thyer heshtjen lidhur me zhvillimet politike në vend, pas më shumë se 5 muajsh.

E ndërsa sulmoi grupimin e Berishës por edhe atë të Bardhit, Basha tha se nuk ka “fjetur gjumë” sikundër e tall Edi Rama, por ka zhvilluar plot 250 takime me demokratët për të lidhur telat, sikundër u shpreh ai, që ishin këputur.

Por duket se deklaratat e Bashës, në disa raste janë pritur me humor, dhe në të tjera janë marrë me pak seriozitet.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj në reagimin e tij ka ironizuar Lulzim Bashën, të cilin sikundër vetë e pohoi e njohin si kryetar të PD-së institucionet e shtetit, pra ata që ku më shumë e ku më pak, kontrollohen nga Edi Rama.

“Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, shkruan Gjekmarkaj, ndërsa shton se nuk dinte çfarë thoshte shpesh, pasi të gjallët i vdiq dhe të vdekurit i ktheu përmbys.

“Një konferencë shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kerkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq.

Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë. Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallët i vdiq, të vdekurit i ktheu përmbys. Të dhimbsej në vetëposhtërimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qenë askush. Shaka e fatit qe kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet ne epruvete nuk zgjidhet për mungesën e cilësive!

E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rreme që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgënjyer të gjithë! Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike! Një gjë ra ne sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur!”, shprehet Gjekmarkaj.

Etiketa: BASHAGjekmarkajKryesore1

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Para
Gjendet i pajetë 52-vjeçari, dyshimet e para

Gjendet i pajetë 52-vjeçari, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com