GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Na hodhën në makinë si trungje lisi’: Ish-të burgosurit kujtojnë revoltën e Spaçit

20:06 - 22/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
‘Na hodhën në makinë si trungje lisi’: Ish-të burgosurit kujtojnë revoltën e Spaçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ish-kampin e punës së detyruar të Spaçit u përkujtua të dielën 50 vjetori i revoltës së ish-të burgosurve politikë kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ish-të burgosurit kujtojnë ngjarjen që kulmoi me 4 të pushkatuar dhe apeluan për rikthimin e sitit në muze.

Dy ‘gardianë’ tërheqin zvarrë një djalë të ri të gjakosur dhe me bluzë të grisur në një skenë të improvizuar në rrënojat e burgut të Spaçit – pesëdhjetë vjet pas revoltës së të burgosurve të 21 majit 1973.

E tërheqin zvarrë nëpër shkallë dhe e gjunjëzojnë me forcën e shkopinjve të gomës.

Për pak minuta, i burgosuri i vetmuar rrethohet nga 3, 4, 10 djem të rinj që revoltohen ndaj policëve dhe i largojnë me forcën e duarve. Të gjithë bashkë në kor të bërtasin:  “Poshtë komunizmi!”, “Rroftë Shqipëria e lirë!” dhe tërheqin nga cepat një copë rrobe të kuqe ku ishte vizatuar një shqiponjë dy krenore. Por vetëm pak minuta më vonë, ata po presin verdiktin gjyqësor kokëulur dhe duarlidhur.

“Të pushkatohen katër!” “Të ridënohen tetë!”

Nxënësit e gjimnazit të Rrëshenit e inskenuan revoltën e të burgosurve politikë kundër regjimit totalitar të Enver Hoxhës si pjesë të ceremonisë përkujtimore me rastin e 50-vjetorit, e organizuar nga Dioqeza e Rrëshenit dhe Bashkia e Mirditës. Dramatizimi u ndoq nga protagonistët e vërtetë – ish të burgosurit e Spaçit – gulagut më famëkeq të regjimit komunist.

Gjetë Kadeli, 81 vjeç, e ndoqi me një buzëqeshje të lehtë dramatizimin e të rinjve. Pesëdhjetë vjet më parë, Kadeli ishte njëri prej protagonistëve të revoltës, për të cilën u ridënua edhe me 15 vite të tjera burg.

“Revolta në fillim kishte karakter ordiner, përplasje e policisë me një të burgosur,” kujton Kadeli për BIRN.

Gjetë Kadeli, 81 vjeç u ridënua me 15 vjet burg pas revoltës së Spaçit. Foto kortezi: Rezart Shehu/Kujto.

Ngjarja nisi nga protesta e një të burgosuri, Pal Zefi (33 vjeç), i cili refuzoi të shkonte në minierë mëngjesin e 21 majit 1973.  Gardianët e burgut e nxorën nga qelia me forcë dhe e dhunuan në shesh-pushimin e kampit në sy të qindra të burgosurve të tjerë.

Kadeli kujton se disa të burgosur e shpëtuan Palin nga kthetrat e policëve dhe u kthyen me grushta mbi policët dhe operativin e Sigurimit, deri sa policët u ngjitën lart.

Revolta mori ngjyrim politik në darkën e 21 majit, kur të burgosurit prishën dhe dogjën stendat e emulacionit, ku ishin shkruar parrullat për partinë dhe diktatorin. Kadeli kujton se për ta bërë protestën politike, i shkoi në mendje ideja e flamurit pa yllin komunist.

“Gjetëm një metër beze të kuqe dhe e bëmë,” shtoi ai.

Mëngjesin e 22 majit 1973, flamuri i improvizuar pa yll u ngrit në trekëndëshin metalik deri sipër taracës së kampit dhe deri mëngjesin e së nesërmes, të burgosurit u bënë zotër të burgut të tyre të vuajtjes.  Më pas, revolta u shtyp.

“U dha urdhëri për të na arrestuar të gjithëve. Pasi na lidhën, del komisari me një listë emërore dhe i merrnin i hidhnin në makinë si me hedh një trung lisi, rreth 70 veta u arrestuan,” shtoi Kadeli.

Të burgosurit rezistuan deri mëngjesin e 23 majit, kur forca të shumta të ardhura nga e gjithë Shqipëria e shtypën me dhunë revoltën. Në një gjyq të shpejtë të zhvilluar po aty, u vendos të dënoheshin me pushkatim Pal Zefi, 33 vjeç, së bashku me Skënder Dajën, 23 vjeç, Dervish Bejkon, 27 vjeç, Hajri Pashajn, 29 vjeç. Dhjetëra të burgosur të tjerë u ridënuan me burg.

Ceremonia përkujtimore e organizuar nga Dioqeza e Rrëshenit dhe Bashkia e Mirditës bëri bashkë shumë organizata dhe institucione aktive në fushën e kujtesës, presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare si dhe politikanë lokalë.

Ish-të burgosurit politikë të burgut të Spaçit në ceremoninë e 50-vjetorit të revoltës. Foto kortezi: Rezart Shehu/ Kujto.

Përkujtimi nisi në mëngjes herët me një pelegrinazh në kilometrin e fundit të rrugës që të çon në ish-kampin e Spaçit, ku instalacioni me siluetat njerëzore kujtonte vuajtjet e familjarëve të të dënuarve, kryesisht gra e fëmijë që bënin këtë rrugë të vështirë në dimër e verë për të takuar të afërmit e tyre.

“Duhet të jemi të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm se hija e Spaçit ka prekur edhe mijëra familjarë,” tha Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH-së.

Ajo shton se institucioni që drejton nxit dhe mbështet nismën për ta kthyer sitin në një muze.   “Jemi të bindur se ka fakte arkivore, dëshmi  dhe artifakte mjaftueshëm për të ndërtuar një vend kujtese me rëndësi kombëtare,” tha Sula për projektin e parealizuar prej vitesh.

Një dokumentar me dëshmi të protagonistëve të revoltës u shfaq nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ndërsa ekspozita me skica “Jeta në Spaç” e fondacionit Kujto solli në mënyrë vizuale detaje të përditshmërisë së jetës së burgosurve në këtë kamp. Dramatizimi u mbështet nga Intituti për Demokraci, Media, Kulturë që e ka fokusuar punën me memorien kryesisht tek të rinjtë.

Kampi i Spaçit nisi të funksionojë si kamp pune të detyruar në vitin 1968, ku pjesa dërrmuese e të dënuarve ishin të burgosur politikë. Ata punonin në minierën e Spaçit në nxjerrje mineralesh, në një punë me tre turne dhe kushte të mjerueshme.

Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha, i tha BIRN se trajtimi i të burgosurve ishte në kundërshtim dhe me ligjet e vetë sistemit.

“Më 1957, Shqipëria ratifikoi dhe Konventën e OKB-së për ndalimin e punës së detyruar dhe më 1952, puna e detyruar u hoq nga Kodi Penal si masë dënimi,” tha Hoxha, ndërsa shtoi se pavarësisht kësaj, puna e detyruar u aplikua si formë dënimi në të gjitha kampet e kohës.

Kongresi për Llogaritjen e Krimeve të Komunizmit” Vilnius, 2000, e klasifikoi revoltën e Spaçit, si revoltën më të madhe me karakter politik që ka ndodhur nga të burgosurit antikomunistë në Evropën Lindore. /Reporter.al/

Nga ceremonia e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Foto kortezi: rezart Shehu/Kujto.
Etiketa: ish te perdjekurkujtimerevolta e spac

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
90 vite në FIFA, presidenti Gianni Infantino mesazh urimi FSHF-së

Tallet presidenti i FIFA-s: Botërori me 64 ekipe, që të jetë e sigurt që Italia kualifikohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com