GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na i marrim lekët fshehtas”/ Shqetësim për çmimet e kripura të duopolit Vodafone dhe One

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na i marrim lekët fshehtas”/ Shqetësim për çmimet e kripura të duopolit Vodafone dhe One
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetë të opozitës në komisionin e ekonomisë shprehën shqetësim për çmimet që i vlerësuan të kripura të duopolit të kompanive të telefonisë celulare, “Vodalone” dhe “One”. Kritika mori kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba lidhur me mungesën e hetimeve sipas deputetëve nga AK, teksa ligjëvësit ngritën pikëpyetje nëse ka një marrëveshje të fshehtë mes dy kompanive celulare.

Deputetja demokrate Emilia Koliqi solli një përvojë personale, teksa tregoi se si një prej kompanive celulare (pa e specifikuar) i rriti në mënyrë të njëanshme faturën për shërbimin e ofruar.

“Paketat bazë janë me çmime të rritura dhe sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare të cituara nga AKEP rezultojnë me rritje në vitin 2023 krahasuar me 2022 dhe në nivel më të lartë se mesatarja botërore për vitin 2023”, tha deputetja Koliqi, duke cituar të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

I pranishëm në komisionin parlamentar ku foli lidhur me raportin vjetor për vitin 2023 të institucionit që drejton, Denar Biba përmendi rastin e ONE vitin e kaluar, kur operatori ndërpreu shërbimin për disa ditë më radhë për klientët e tij. Biba tha se në atë rast kompania humbi klientë për shkak të problemeve teknike të saja dhe u konkludua se situata nuk përbën objekt hetimit.

Shqetësim për çmimet e kripura të kompanive celulare ngritën edhe deputetët Arbi Agalliu e Dashamir Shehi. Ky i fundit teksa rekomandoi se Konkurrenca duhet të përqendrohet te hetimi i tregut të karburanteve dhe telefonisë celulare tha se “na i marrim pak si fshehtas lekët”.

Në përgjigje, Denar Biba tha se AK nuk ka tagër të vendosjes së çmimeve, por vetëm të hetojë nëse ka shkelje të konkurrencës.  “S’jemi autoritetet i vendosjes së çmimeve, çmimet miratohen nga rregullatori përkatës, nëse ka çmime të larta por ka konkurrencë misioni është i kryer, këtë mision na keni dhënë, ndryshoni ligjin dhe shihni ç’mund të bëjë ky autoritet”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, vuri në dukje se “s’kemi marrëdhënie të shkëlqyer me AKEP”.

Etiketa: Kryesore1ONEVodafone

Lajme të lidhura

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji
Aktualitet

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë
Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Aktualitet

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26
Para
Balluku i jep vëllait të Gjiknurit faturimet e ujësjellësve, 150 MLN lekë nga UK Sarandë, pas Durrësit dhe Dibrës

Balluku i jep vëllait të Gjiknurit faturimet e ujësjellësve, 150 MLN lekë nga UK Sarandë, pas Durrësit dhe Dibrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji
Aktualitet

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi në Gjirokastër, duke paraqitur rrezik për...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26
Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

15:13 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com