GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na mbro nga qielli”, fjalët prekëse të fëmijëve të çiftit Vefa. Si u zbulua 52-vjeçari italian dhe lidhja me…

14:51 - 01/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Na mbro nga qielli”, fjalët prekëse të fëmijëve të çiftit Vefa. Si u zbulua 52-vjeçari italian dhe lidhja me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debatet, që kur ajo tha se nuk dëshironte të ishte më me të, kanë qenë të vazhdueshme. Në këto gjashtë vite shumë të gjata, ato momente tensioni i kanë përjetuar edhe fëmijët e Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Veda, 44-vjeçari murator, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvrarë në fshatin San Casciano.

Historitë e tyre – në dokumentet e hetimit të Karabinierëve të drejtuar nga zv/prokurorja Ornella Galeotti – bazohen në kujtime shumë të sakta.

Djali, 17 vjeç i cili luan basketboll, është ai që ndoshta ka më shumë kujtime për shkak të moshës më të madhe se motra e tij, një nxënëse 14-vjeçare në një gjimnaz në Empoli.

Është ai që u tha hetuesve se “diskutimet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait tim”.

Ndoshta lidhet me faktin se Alfred Vefa “nuk donte” që gruaja e tij “të sillej kështu sa të ishte në shtëpinë e tij”.

Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për të parë atë që fëmijët dinin si “mik”.

Në realitet një dashnor, i zbuluar më vonë nga hetuesit: një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, ndoshta edhe sepse Klodiana “më telefonoi në celular pikërisht përballë tij”.

Policia ka arritur te dashnori falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino. Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

Fëmijët janë shumë afër nënës së tyre. i riu, para se t’i thoshte lamtumirë nënës së tij për herë të fundit, i tha asaj: “Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time”.

Vetë motra foli kryesisht për dy vitet e fundit. Ajo gjithashtu kujton debatet në shtëpi. Klodiana u kishte shpjeguar fëmijëve të saj – sërish sipas rrëfimeve të dy të rinjve, tashmë jetimë – se kishte qëndruar në shtëpinë e Alfredit “për ne të dy dhe sepse ai kishte probleme financiare. Megjithatë, ajo na tha se së shpejti do të blinte një shtëpi shumë të madhe ku do të shkonim të jetonim me të”.

Karabinierët po përpiqen të kuptojnë nëse gruaja javët e fundit kishte negociuar qiranë e një shtëpie në zonën e Empolit, ku Klodiana – e cila punonte edhe si kamariere – kishte gjetur një punë të re në një kompani artikujsh lëkure. Dy fëmijët i kanë shpjeguar hetuesve, të cilët kanë pyetur konkretisht, se nuk kanë parë asnjë skenë dhune nga babai ndaj nënës së tyre. “Megjithatë, një herë ka ndodhur, – tha vajza e gruas, – që në kulmin e debatit, babai dëmtoi derën e dhomës së gjumit.

Vajza e çiftit, 14 vjeçe ka treguar dhe diskutimin me të atin, para tragjedisë.

“Dashuria nuk është diçka me detyrim: Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”. Këto fjalë sipas mediave italiane i kishte thënë vajza 44-vjeçarit shqiptar Alfred Vefa, i cili tri ditë më parë vrau me plumb në kokë bashkëshorten Klodiana Vefa për xhelozi.

“Ti do të jesh gjithmonë e imja”, përsëriste Alfredi sa herë që Klodiana ndalonte çdo përpjekje për një afrim të tyre.

Domethënë prej të paktën gjashtë vitesh: dy vjet më parë pati një divorc në Shqipëri, i cili për shkak të problemeve burokratike nuk ishte regjistruar në Itali.

Ai kishte blerë një armë dhe “e kishte futur në garazh”. Gruaja, e cila u vra më vonë, nuk e denoncoi kurrë në polici. Nga historitë e mbledhura nuk ka asnjë episod keqtrajtimi por konfirmohet gjendja e “të ndarë në shtëpi” dhe tensionet në çift.

Ajo shtëpi ishte në pronësi të Alfredit, të cilën ai e kishte paguar së fundmi duke marrë një kredi prej disa mijë eurosh. /Marrë nga Corriere.it/

Etiketa: AlfredifëmijëtklodianaKryesore1

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Në prag të fejesë? Kristi Aliaj fotografohet me vajzën misterioze

Në prag të fejesë? Kristi Aliaj fotografohet me vajzën misterioze

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com