GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Na vjen keq për çdo ofendim të paqëllimshëm”, BE dhe UNDP pezullojnë renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës

20:35 - 08/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
“Na vjen keq për çdo ofendim të paqëllimshëm”, BE dhe UNDP pezullojnë renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

BE dhe UNDP janë tërhequr nga renovimi i Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë si dhe kanë kërkuar falje për çfardë “ofendimi të paqëllimshëm”. Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e BE-së në Kosovë bën të ditur se kanë përcjellë me kujdes shqetësimet pas vendimit për restaurim të shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm dhe njërin ndër formuesit e organizatës së njohur me emrin “Lidhja e Dytë e Prizrenit”

Ministria e Kulturës kishte vendosur se do të rindërtonte këtë objekt kulturor në qendër të qytetit të Mitrovicës me fonde të përbashkëta të UNDP-së dhe BE-së. Madje në një reagim të bërë sot, ministri Hajrullah Çeku kishte thënë se Kosova nuk rehabiliton figura historike siç bën Serbia, në një shkrim ku ai tregon pse e sheh me vend renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Ai thotë se në fakt zhurma e nisur për renovimin e objektit që lidhët vetëm me emrin e Xhafer Devës, e ka fillin në Serbi.

Mirëpo presioni i bërë nga akterë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë, ka bërë që BE dhe UNDP të tërhiqen nga ky projekt. Në deklaratën e përbashkët thuhet se ky projekt kishte për qëllim afrimin e komuniteteve dhe kanë shprehur keqardhje për cdo shqetësim që mund të kenë shkaktuar gjatë ditëve të kaluara.

“DEKLARATË E PËRBASHKËT që u atribuohet Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Bashkimit Evropian (BE). Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkimi Evropian (BE) i kanë përcjelle me vemendje shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një lokacioni të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë që lidhet me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit. Synimi i projektit ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribojë në kohezionin social duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar dhe duke rivendosur trashëgiminë kulturore në shfrytëzim të komuniteteve. UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje të sinqerte për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar permes njoftimit për fillimin e punimeve por duke mos e cekur sfondin historik të Xhafer Devës”, thotë Zyra e BE-së për Gazetën Express.

Tutje thuhet se këto dy misione dënojnë fuqishëm anti-semitizmin dhe ksenofobinë. Tutje, në përgjigjen për Gazetën Express, tregohet se janë pezulluar punimet dhe kanë thënë se debati aktual duhet të shfrytëzohet si mundësi për të shqyrtuar haptazi të kaluarën për diskutimeve dhe konsultimeve.

“UNDP dhe BE dënojnë fuqishëm antisemitizmin dhe ksenofobinë dhe manifestimet e tyre te shumta, duke përfshirë rritjen e intolerancës dhe fanatizmit ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve të cenueshme. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të pambrojturit, të promovojmë të drejtat themelore të njeriut dhe të mbështesim lirinë, dinjitetin, dhe të luftojmë dezinformimin. UNDP së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në lokacion. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe po e rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë mundësinë e shfrytëzimit të polemikës aktuale si mundësi për të shqyrtuar haptazi të kaluarën përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Në përfundimin e përgjigjes së Zyrës së BE-së për Gazetën Express thuhet se që nga viti 2016, BE dhe UNDP kanë kontribuar në rindërtimin e mbi 35 objekteve fetare e kulturore që u përkasin grupeve të ndryshme fetare e etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Projektet e trashëgimisë kulturore të zbatuara nga UNDP që nga viti 2016, në partneritet me BE-në, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, komunat dhe komunitetet fetare, kanë rinovuar dhe rehabilituar më shumë se 35 objekte kulturore dhe fetare, që u përkasin grupeve të ndryshme fetare dhe etnike që jetojnë në Kosovë. Projektet janë fokusuar gjithashtu në rigjallërimin e trashëgimisë kulturore shpirterore në formën e artit, muzikës dhe aftësive artizanale, dhe kanë organizuar nje sere kurse dhe trajnime, si dhe kampe restaurimi, të fokusuara veçanërisht te gratë dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme. Të gjitha ndërhyrjet kontribojnë në forcimin e besimit dhe kohezionit social si dhe në rritjen e respektit për trashëgiminë e përbashkët kulturore të komuniteteve dhe feve të ndryshme në mbarë Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Kjo është përgjigja e plotë e Zyrës së BE-së në Kosovë për Gazetën Express lidhur me pezullimin e restaurimit të shtëpisë e Xhafer Devës:

DEKLARATË E PËRBASHKËT që u atribuohet Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Bashkimit Evropian (BE)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkimi Evropian (BE) i kanë përcjelle me vemendje shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një lokacioni të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë që lidhet me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit.

Synimi i projektit ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribojë në kohezionin social duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar dhe duke rivendosur trashëgiminë kulturore në shfrytëzim të komuniteteve. UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje të sinqerte për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar permes njoftimit për fillimin e punimeve por duke mos e cekur sfondin historik të Xhafer Devës.

UNDP dhe BE dënojnë fuqishëm antisemitizmin dhe ksenofobinë dhe manifestimet e tyre te shumta, duke përfshirë rritjen e intolerancës dhe fanatizmit ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve të cenueshme. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të pambrojturit, të promovojmë të drejtat themelore të njeriut dhe të mbështesim lirinë, dinjitetin, dhe të luftojmë dezinformimin.

UNDP së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në lokacion. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe po e rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë mundësinë e shfrytëzimit të polemikës aktuale si mundësi për të shqyrtuarhaptazi të kaluarën përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet përkatëse.

Projektet e trashëgimisë kulturore të zbatuara nga UNDP që nga viti 2016, në partneritet me BE-në, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, komunat dhe komunitetet fetare, kanë rinovuar dhe rehabilituar më shumë se 35 objekte kulturore dhe fetare, që u përkasin grupeve të ndryshme fetare dhe etnike që jetojnë në Kosovë. Projektet janë fokusuar gjithashtu në rigjallërimin e trashëgimisë kulturore shpirterore në formën e artit, muzikës dhe aftësive artizanale, dhe kanë organizuar nje sere kurse dhe trajnime, si dhe kampe restaurimi, të fokusuara veçanërisht te gratë dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme. Të gjitha ndërhyrjet kontribojnë në forcimin e besimit dhe kohezionit social si dhe në rritjen e respektit për trashëgiminë e përbashkët kulturore të komuniteteve dhe feve të ndryshme në mbarë Kosovën.

Etiketa: BEUNDP

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Vetëvaret mercenari rus që luftoi krah serbëve në Koshare

Vetëvaret mercenari rus që luftoi krah serbëve në Koshare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta për rritjen e pagave të drejtuesve...

Lexo më shumë
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com