GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nadir Çausholli, miku i Veliajt nuk u ndahet mashtrimeve, merr 90 milionë lekë me flamur të kuq

17:15 - 27/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Nadir Çausholli, miku i Veliajt nuk u ndahet mashtrimeve, merr 90 milionë lekë me flamur të kuq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nadir Çausholli është një i dënuar për mashtrim me fondet e FSDKSH, por vazhdon fiton miliona lekë nga tenderat publikë prej strukturave shëndetësore. Shpesh paraqet ofertën më të lartë, por në fund ia del të marrë paratë. Si është e mundur? Kryebashkiaku Erion Veliaj e ricikloi dhe tashmë biznesmeni nuk ndalet, por ka arritur xhiron vjetore afro 50 milionë euro.

Dy tenderat e fundit

Pak ditë më parë, “CFO Pharma”, që kontrollohet nga Nadir Çausholli, u shpall fituese e një tenderi me vlerë 30 milionë lekë të vjetra nga Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Më herët u skualifikuan tri kompani që kishin paraqitur oferta më të ulta.

Kjo skemë u përdor edhe në Spitalin Rajonal Durrës. Kjo njësi shpalli më 25 Gusht 2022 prokurimin për “Blerje pajisje mjekësore për sallën e Urgjencës”, me fond limit 62 milionë lekë të vjetra. Në tender rezulton se morën pjesë 3 operatorë ekonomikë. “CFO Pharma” është shpallur fituese e tenderit, megjithëse kishte edhe një kompani tjetër me ofertën më të ultë.

Kompania “Oest Distrimed” kishte ofruar 57,2 milionë lekë, ndërsa Nadir Çausholli ka propozuar 5999999 lekë për blerjen e pajisjeve. Gjithsesi, kur fituesi është i paracaktuar, ofertat janë formale.

Në përfundim, “CFO Pharma” fitoi tendering me ofertën 60 milionë lekë të vjetra, ose rreth 2 milionë lekë më pak se sa fondi limit.

Theksojmë se në të dy rastet tenderët janë shënuar nga Open Data me “Flamur të kuq” për mundësi abuzimi.

 

Gjykata ia ndaloi, Çausholli vazhdoi me tenderat

CFO PHARMA është emër që maskon të kaluarën e errët të Nadir Çaushollit, ndërsa më parë quhej “Omega Pharma Group”.

Kjo kompania rezulton e ndaluar me vendim të Gjykatës së Tiranës që të tregtojë ilaçe të rimbursueshme për 3 vjet.  Megjithatë ia ka dalë që të aktivizojë një kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor vetëm pak muaj pas dënimit, pasi e transferoi kompaninë nën ombrellën e një marke të re.

Ish-pronari i Omega Pharma Group, Fatos Çausholli (babai i Nadirit) ka aktivizuar një  kontratë me Fondin në vitin 2017 në cilësinë e administratorit të një kompanie të re të quajtur “CFO Pharma”.

Veliaj, mik i Çaushollit

Pasi i hoqi licencën biznesmenit Ferdinand Ibrahimi që menaxhonte linjën e “Unazës”, Bashkia e Tiranës ka liçensuar çuditërisht Nadir Çaushollin si pronarin e ri të kompanisë së transportit urban. Nga ilaçet kërceu tek autobusët jeshilë. Kështu paraja shtoi paranë përmes abuzimeve të ndihmuara nga kryebashkiaku.

Mashtrimi 2 milionë euro i Nadir Çaushollit

Nadir Çausholli bëri bujë në vitin 2015 kur pas një hetimi disamujor prokuroria zbuloi skandalin e mashtrimit me recetat false për barnat e rimbursueshëm, specifikisht për ilaçin “ketosteril”, përmes të cilit iu zhvatën shtetin shqiptar 2 milionë euro. Në fillim të vitit 2016, gjykata e gjeti fajtor Nadir Çaushollin për veprat penale “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentesh” duke i dhënë 5 vjet burg. Por, për shkak se ai pranoi gjykimin e shkurtuar, gjykata i uli 1/3 të dënimit, i cili më pas u konvertua në shërbim prove.

Çausholli doli nga qelia në tetor të vitit 2016 dhe tashmë me maskë të re, duke i ndërruar emrin kompanisë nga “Omega Pharma” në “CFO Pharma” vijoi të kishte marrëveshje me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke përfituar miliona nga paratë e shqiptarëve.

Dy rastet e fundit të tenderave korruptivë të “CFO Pharma” janë së bashku 90 milionë lekë që xhirohen në arkën e kompanisë mashtruese. Për Çaushollin këto janë një pikë ujë para aferave që ka kryer më parë, por për SPAK-n janë indicie të mjaftueshme për hetim.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: CFO Pharmakryesore2Nadir Çaushollitender

Lajme të lidhura

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë
Breaking Views

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë

11:30 - 06/03/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
Para
Ukraina ‘pushton’ Gjermaninë, 1 në 100 banorë në popullatë janë refugjatë lufte

Ukraina ‘pushton’ Gjermaninë, 1 në 100 banorë në popullatë janë refugjatë lufte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com