Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri, duke sjellë një tjetër ulje të çmimeve në treg.
Sipas vendimit të marrë më 11 nëntor, një litër naftë (gazoil) do të shitet me pakicë me jo më shumë se 205 lekë, nga 208 lekë që ishte çmimi i mëparshëm.
Edhe benzina pëson ulje. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 164 lekë për litër, nga 167 lekë që ishte më parë.
Ndërkohë, për tregtimin me shumicë, çmimet maksimale janë përcaktuar në 193 lekë për litër për naftën dhe 152 lekë për litër për benzinën.
Vendimi i ri ka hyrë në fuqi më 11 nëntor, në orën 14:00, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen sërish çmimet në varësi të zhvillimeve në treg.
Bordi u ka kujtuar operatorëve të karburanteve detyrimin për të zbatuar çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit në rast shkeljesh.
Po gazi? Në njoftimin e publikuar për këtë vendim nuk specifikohet një çmim i ri për gazin, ndaj nuk duhet të ngatërrohet me çmimet e naftës dhe benzinës.
gijotina.com/









Discussion about this post