GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nafta 258 lekë/ Konfindustria, kërkesë urgjente Ramës: Të “shkrihet” Bordi i Transparencës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në Asamblenë e PS: Përgatituni për zgjedhjet në degë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi rekord i tregtimi të naftës me 258 lekë për litër, ka sjellë reagime të shumta ndryshme ku vetëm sot Konfindustria i ka dërguar një kërkesë urgjente qeverisë Rama pas rritjes së paprecedentë të hidrokarbureve.

Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë në rajon për karburantet, prandaj Konfindustria kërkon që të “shkrihet” Bordi i Transparencës dhe të krijohet “Entit Rregullator i Karburanteve” si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu Konfindustria kërkon që qeveria fillimisht të ndërhyjë në uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtete fqinje të Shqipërisë.

“Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Çmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë. Çmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci çmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Çmime ndjeshëm më të ulëta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj. Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përveç me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave krahasuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta. Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri ç’bërja e Bordit të Transparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shembujt të ngjashëm të shteteve fqinje”, shprehet Konfindustria.

Etiketa: Kryesore1naftaRama

Lajme të lidhura

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Para
Djarmati flet për aludimet që e lidhin me Dinamon

Vllaznia vendos, Matko Djarmati nuk do të jetë më drejtor sportiv i kuqebluve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com