GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nafta/ Çmimet u ulën më ngadalë dhe u rritën më shpejt, edhe pas ndërhyrjes së Bordit

07:38 - 12/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nafta/ Çmimet u ulën më ngadalë dhe u rritën më shpejt, edhe pas ndërhyrjes së Bordit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në datën 8 mars, çmimi i naftës kërceu në 260 lekë për litër në tregun vendas, duke arritur një rekord historik maksimal, me rritje 35% nga fundi i shkurtit kur karburanti kushtonte 192 lekë.

Shtrenjtimi erdhi pasi treguesi Platts në bursa, që shërben sireferencë për blerjet e importuesve shqiptarë, arriti në 1418 dollarë për ton, si rrjedhojë e problemeve me furnizimin global që shkaktoi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, nga rreth 850 dollarë që ishte në fund të muajit shkurt.

Pas protestave për rritjen e fortë të çmimeve, që janë më të lartat në rajon (edhe për shkak të taksave të larta që rëndojnë për një litër), qeveria krijoi Bordin e Transparencës, që fiksonte në mënyrë periodike çmimet e bursës, bazuar në një formule që merr për bazë çmimet e blerjes në bursa (treguesi Platts), taksat, kostot operative dhe një marzh fitimi.

Mbledhja e parë e Bordit ishte në 12 mars, i cili vendosi që çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të ishte 217 lekë/litri, nga 223 lekë që shitej në pikat e tregtimit të karburanteve.

Por, sa ka arritur Bordi, përmes fiksimit të çmimeve (veprim që është kundërshtuar nga operatorët pasi nuk u lejon të jenë fleksibël në blerje) që të ofrojë çmime më të arsyeshme për konsumatorët.

“Monitor” ka hartuar grafikun që krahason ecurinë e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare (treguesi Platts, që merret si referencë nga bordi për vendosjen e çmimit) dhe luhatjeve në tregun e shitjes me pakicë, nga shkurti i këtij viti deri në datën 30 qershor (deri në 12 mars çmimi i tregtimet me pakicë vendosaj nga tregu dhe pas kësaj date fiksohet periodikisht nga Bordi).

Nga grafiku rezulton që “historia përsëritet”: çmimet rriten me shpejtësi kur nafta shtrenjtohet në Bursa, ndërsa ritmet e uljes janë më të ngadalta, jo si referencë kohore më shumë, sesa në vlerë.

Më poshtë janë dy shembuj konkretë:

1.Në datën 12 prill, nafta në bursa ishte 1099 dollarë për ton, ndërsa në treggun vendas ishte 219 lekë për litër.

Në datën 19 maj, nafta në bursat ndërkombëtare arriti në nivele të ngjashme, prej 1,083 USD/ton. Por në tregun vendas karburanti tregtohej me 229 lekë për litër, ose 10 lekë më shumë sesa një muaj më parë, kur çmimi në bursa ishte pothuajse i njëjtë (datat me të verdhë të shënuara në grafik). Një shpjegim i pjesshëm është dhe kursi i dollarit, që në 19 maj ishte 114.5 lekë, kundrejt 112 lekë në 12 prill.

2.Në datën 30 qershor, nafta në bursa ishte 1,233 dollarë/ton, ndërsa në tregun e brendshëm u fiksua në 249 lekë. Por, një muaj më parë (30 maj), kur nafta ishte në të njëjtat nivele në bursa, në tregun vendas ishte 239 lekë! (datat me blu). Në 30 maj, kursi kishte zbritur sërish në 112.4 lekë, ndërsa në 30 qershor, një dollar këmbehej me 114.2 USD, pa ndryshime të ndjeshme në krahasim me javët e mëparshme.

Sipas Global Petrol Price, Shqipëria renditet ndër 20 vendet me çmimin më të lartë në botë të naftës dhe më e shtrenjta në rajon.

Ndërsa e matur për fuqinë blerëse, konsumatorët vendas e blejnë naftën më shtrenjtë në Europë. Një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 15-20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme më shumë sesa çdo qytetar tjetër në Europë.

Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, dhe aktualisht tregtohen me 243 lekë për litër, shqiptarët pritet të paguajnë këtë vit shumë më teper për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit. Rreth 60% të çmimit e përbëjnë taksat./Monitor

Etiketa: nafte

Lajme të lidhura

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat
Aktualitet

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

12:18 - 02/02/26
Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim
Aktualitet

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu
Aktualitet

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
Para
5 sekrete për të zgjedhur gjithmonë shalqirin më të mirë

5 sekrete për të zgjedhur gjithmonë shalqirin më të mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke...

Lexo më shumë
Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

14:16 - 02/02/26
Berisha paralajmëron: Do të ngujohemi në  Bulevard deri në largimin e Ramës, kjo është kërkesa e qytetarëve

Berisha paralajmëron: Do të ngujohemi në Bulevard deri në largimin e Ramës, kjo është kërkesa e qytetarëve

14:08 - 02/02/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

I cilësoi njollë turpi, reagon Këlliçi: Ramës i duhen prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka

13:30 - 02/02/26
“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben  batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…

“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…

13:19 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com