GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Nafta kontrabandë, Çuçi i përgjigjet Salianjit: Vetëm akuzoni, thoni njëherë “bravo” për punën tonë

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nafta kontrabandë, Çuçi i përgjigjet Salianjit: Vetëm akuzoni, thoni njëherë “bravo” për punën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë diskutimit në Kuvend ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për anijen me naftë kontrabandë të kapur në Durrës.

“Ngrini gishtin ndaj Policisë së Shtetit ditën që ajo e kapi anijen me naftë kontrabandë. Thoni të paktën një bravo. Po sigurisht që ne do ta luftojmë krimin me partnerët, jo më kot e përmenda më parë që kjo luftë kërkon një bashkërendim të përpjekjeve me të gjitha vendet e tjera, nuk fitohet e vetme”, deklaroi ministri Çuçi.

Në vijim gjatë fjalës së tij Ministri i Brendshëm foli për ratifikimin e dy marrëveshjeve me Britaninë e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Janë dy akte shumë të rëndësishme që lidhen me adresimin e çështjeve të sigurisë dhe emigracionit të paligjshëm. Ato janë përmbyllja e një pune të gjatë negociuese të bërë nga palët e të dyja vendeve dhe shprehje e vullnetit politik të qartë që ne kemi për t’ju kundërpërgjigjur me forcën e duhur sfidave që lidhen me terrorizmin dhe migracionin e paligjshëm”, deklaroi ministri Çuçi.

Memorandumi me Britaninë e Madhe e rregullon të gjithë shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe të dhënat personale sensitive, si dhe parashikon caktimin e një oficeri ndërlidhës.

“Përgjegjësia jonë është mbi të gjitha të dekurajojmë migracionin e paligjshëm, si një praktikë e rrezikshme që shton kriminalitetin dhe trafikun e qënieve njerëzore”, deklaroi Çuçi.

Për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri i Brendshëm deklaroi se ai rajon që mbetet gjithashtu i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten një shtet atraktiv për grupet dhe personat me rekorde kriminale që i largohen Shqipërisë”, u shpreh Çuçi.

“Aktet që po ratifikojmë sot iu mundësojnë autoriteteve të sigurisë në vendet tona që të kenë me tepër instrumente në dorë për t’iu kundërpërgjigjur shkelësve të ligjit pavarësisht se ndodhen këtu në Shqipëri, Britaninë e Madhe apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk mund të ketë zhvillim social dhe ekonomik në asnjë prej shoqërive tona pa siguri, pa garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha ai.

Etiketa: Çuçinafta kontrabandeSalianji

Lajme të lidhura

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Para
Covid-19 në vend, 45 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Shqipëria "nën ethet" e Covid-it, MSH nxjerr shifrat: Ja sa të infektuar në 24 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com