GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Naim Murseli, porositësi i vrasjes së Liridonës, pozonte me Ramën, Kurtin e Osmanin

23:09 - 01/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është Naim Murseli? Jeta e tij luksoze në Suedi dhe fotot me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Naim Murseli u arrestua nga policia e Kosovës disa orë pas varrimit të bashkëshortes së tij, Liridona Murselit, e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës pas një sulmi me armë.

Fillimisht u raportua se vrasja kishte ndodhur nga grabitës të maskuar, që pasi i kishin marrë telefonat, para dhe bizhutë, kishin qëlluar ndaj Liridonës.

Naimi dhe Liridona kishin dy fëmijë, ndërsa krimi ndodhi pikërisht në sy të të miturve.

Por hetimet zbuluan se vrasja ishte e organizuar nga Naimi, i cili i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për kryerjen e krimit.

Ndërsa ende nuk dihen motivet që qëndrojnë pas vrasjes së nënës së dy fëmijëve, ajo që shihet në profilin e Naim Murselit në Facebook, është një jetë aktive në rrjetet sociale.

Fotot dhe urimet për bashkëshorten nuk mungojnë, e madje në një prej ditëlindjeve të saj ai i “uron edhe 100 vite”, ndërkohë që do të ishte vetë ai që do t’ia merrte jetën në një moshë fare të re.

Në profilin e tij në facebook, Murseli për shkak edhe të angazhimit pranë njeriut më të pasur të Kosovës, ka hedhur foto me personalitete nga më të ndryshme politike dhe jo vetëm. Murseli ka publikuar fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani.

Nurseli ka publikuar foto edhe me artistë me famë botërore si Rita Ora dhe Dua Lipa.

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.

Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Gjakovë dhe Murseli ishte një nga ata që priste dhe përcillte për ngushëllime njerëz të shumtë.

Ngjarja makabre të kujton rastin e pilotit grek, Babis i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare dhe e inskenoi si grabitje. Ngjarja e rëndë u regjistrua në maj të vitit 2021 dhe u zbulua nga hetuesit rreth një muaj më vonë.

“Grabitja” e stisur në Prishtinë ndërkohë zgjati vetëm pak më shumë se 24 orë dhe pas ceremonisë mortore ndaj nënës së fëmijëve të vet, Naim Murseli shkoi në qelitë e burgut. Ndërsa piloti grek kishte një lidhje paralele dashurie, për Murselin ende nuk dihet se çfarë qëndron pas aktit makabër që ndërmori.

Më herët gjatë ditës së sotme babai i Naim Murselit , Shaban Murseli në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti tha se gjendja e të birit ishte e rëndë dhe se ky i fundit është larguar nga makina për të shpëtuar fëmijët.

Etiketa: fotoKryesore1Naim Murseli

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Parashikimi i motit për sot, ja fenomeni që do të dominojë

Parashikimi i motit, 2 Dhjetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com