GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Nami te AKSHI! Të inkriminuarit i japin të dhënat patronazhistëve”

19:19 - 29/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Nami te AKSHI! Të inkriminuarit i japin të dhënat patronazhistëve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në Edicionin e Pasdites në ‘Syri Tv’ ishte Gent Progni, ekspert i IT, i cili komentoi të gjitha skandalet që kanë ndodhur në institucionin e AKSH.

Progni është shprehur se po të futemi më thellë në këtë institucion do të dalin probleme shumë të mëdha që të bëjnë të veshë duart në kokë.

Aty patronazhistët kanë akses në çdo pikë të jetës dhe përditshmërisë tonë duke u njohur me çdo të dhënë private që na ruhen me ligj.

Deklarata

“Në AKSH po ndodhin të gjitha atë që kemi përsëritur çdo ditë që kur dolën patronazhistët. AKSH është një incenerator i dytë, po t’i futemi thellë do të shohim probleme shumë të mëdha. Kompanitë nuk kanë bërë punën për të cilën u është dhënë tenderi.

Daniel Shima drejtor i lartë në AKSH kërcënon punonjësit e IT e institucioneve për të dorëzuar databazat, sepse përdorën për patronazhistët. Këtu çdo kush nga ne kontrollohet nga patronazhistët që nga rrogat, problemet, patentat, gjobat dhe çdo problem tjetër që kemi që janë shumë efikase.

Nga këto databaza kanë ndikuar dhe në anullimin e votimit nga diaspora sepse ata do ndikonin realisht në votimin në Shqipëri”, tha Progni.

Më tej, shtoi:

“Të gjithë ministritë kanë qenë të lidhur me AKSH kjo u vërtetua nga hakerat iranian që ata kishin akses në të gjitha institucionet e vendit, ky është një skandal më i madhi që mund të ndodhi në një vend ku dalin të dhënat private të personave.

Kjo mbledhje të dhënash dënohet me lidh, unë kam bërë dhe një investigim te komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo që unë kam vënë re që asnjë nga partitë politike që mbledh të dhëna dhe ka databaze nuk raportonin këtu, kjo kundër ligjit. Kemi një databaz nga patronazhistët që kanë të gjitha informacionet e mundshme ndërsa ky komisioner nuk ka asnjë informacion.

Çfarë përgjegjësie mund të presim nga Mirilinda Karcanaj e cila ka detyruar që punonjësit e AKSH të punojnë si operator të faqeve të Facebook të personazheve vip të politikës në Shqipëri duke pastruar dhe fshirë komente të personazheve politik.

Erisa Fero ka një detyrë në AKSH e cila merret me sektorin që ka aksese në TIMS dhe në disa databaze të tjera si doganat dhe tatimesh kjo është një degradim ku njerëz që janë të inkriminar dhe merren me krimin. Ky institucion duhet që të kontrollohet dhe personat që do të punojnë aty të kenë një certifikatë sigurie. Tani ky institucion punon i pavarur dhe nuk pyet asnjë, aty kemi kërcënime ndaj punonjësve të IT, imagjinoni se ku shkon guxim i tyre që për mua është të vendosesh duart në kokë”.

Etiketa: AKSHIgent Progni

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
“Gangstere”, mediat greke jehonë arrestimit të Erisa Feros

“Gangstere”, mediat greke jehonë arrestimit të Erisa Feros

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com