GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nano në spital, mjeku: I prekur nga një sëmundje e pashërueshme

15:33 - 01/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatos Nano vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai vuan SPOK, sëmundje që prek rrugët e frymëmarrjes. Mjeku pneumolog Arben Tanka thotë se SPOK është e pashërueshme.

Sipas mjekut vjen nga pirja e duhanit, ndotja e ajrit por mund të jetë edhe gjenetike.

“SPOK-u është shkurtimi i Sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike. Një sëmundje kronike që shkaktohet nga thithja e tymrave kryesisht të duhanit, të elementëve kimikë që ndodhen në përbërjen e tij. Faktorë të tjerë janë ndotja atmosferike dhe elementët e dëmshëm të saj. Gjithashtu ka dhe faktorë gjenetikë, por në komponentë shumë të vegjël. Ndahet në dy grupe kryesore: Bronkiti kronik dhe enfizema pulmonare. Këta të sëmurë, kryesisht mbi 50 vjeç, vuajnë nga gëlbaza e shtuar, nga inflamacioni kronik i rrugëve të ajrit, mund të kenë temperatura të shpeshta, i kalojnë virozat më ashpër se njerëzit e tjerë. Kanë vështirësi në frymëmarrje dhe vështirësi në lëvizje shumë të shkurtra.

Sipas statistikave të OBSH-së, SPOK cilësohet si shkaktar i 1/3 të vdekjeve në botë. Përveç se ka këtë rëndesë në vuajtjen kronike të mushkërive fillon të komplikohet dhe në organe të tjera, siç është dobësimi i zemrës. Njerëzit e prekur , janë shumë të ndjeshëm që të kenë një mbivendosje pneumonie në mushkëritë  e tyre. Mund të ketë pamjaftueshmëri oksigjeni të thellë dhe si të detyrohen të marrin oksigjen shtesë. Është një sëmundje kronike.

Mund të mos ketë dhimbje fare, por të ketë vështirësi në frymëmarrje. Nëse ka rënë në pneumoni të rëndë, mund të intubohet. Këshilla e parë për këta persona është lënia e duhanit. Dëmtimet që ka dhënë pirja e duhanit dhe ndotja atmosferike janë të pakthyeshme. Nuk mund të pretendojmë se shërohet, por ndihmohet në varësi të gradës së sëmundjes. Në gjuhën popullore janë “pompat”, “inhalatori” i cili i ndihmon këtë persona të kenë më pak probleme, që nga shmangia e një lodhje të shpejtë”,  tha mjeku.

Ish-kryeministri socialist, vazhdon të jetë i intubuar pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive.

 

Etiketa: Fatos NanoMjekusemundjespok

Lajme të lidhura

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Para
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Lexo më shumë
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com