Trajneri i ekipit kombëtar, Edi Reja ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e 76. Për koeçidencë ai e festoi këtë ditë të shënuar së bashku me skuadrën, vetëm një natë pas fitores ndaj Hungarisë. Urimet në drejtim të tij nuk kanë munguar sidomos nga bota e sportit.
Ish-skuadrat që Reja ka drejtuar në karrierën e tij, Lazio dhe Napoli kanë uruar trajnerin italian me rastin e ditës së tij të lindjes. Të dyja skuadrat kanë postuar në rrjetet sociale urimin shoqëruar me fotot përkatëse gjatë kohës kur Reja drejtonte këto ekipe.