GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve”, PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve”, PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e zyrtarit të DASH, Samuel Samson, i cili u publikua një ditë më parë edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Në deklaratë thuhet se kauzat e PD-së, “të ripërmbledhura nga Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë”, janë një denoncim për qeverisjen aktuale.

Më tej PD thekson nevojën që sipas tyre shpreh edhe rezoluta e sapomiratuar e IDC-CDI: një qeveri teknike për zgjedhje të lira.

“Partia Demokratike përshëndet mesazhin e Këshilltarit të Lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën (DRL) në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, z. Samuel Samson, të përcjellë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në këtë mesazh, qendrimi i Shteteve të Bashkuara për liritë e individit, i shprehur qartë si nga Presidenti Trump, nga Zv. Presidenti JD Vance dhe nga Sekretari Rubio, rezonon fuqishëm me kauzat e Partisë Demokratike dhe me gjendjen e Shqipërisë.

Të ripërmbledhura nga z. Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë, janë një denoncim për narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo, sepse është fakt i pamohueshëm se në të katër kolonat e mesazhit- “Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale” – mbështetet narko-regjimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, përmes bashkëpunimit me patronazhistët dhe kartelët e drogës.

Ato kërcënojnë opozitën, demokracinë, vetë shoqërinë në tërësi dhe, siç me të drejtë vëren z. Samson, “vetë themelet e partneritetit transatlantik.”

Partia Demokratike, duke qenë mirënjohëse për kohën dhe dinjitetin universal të mesazhit të Departamentit të Shtetit, thekson nevojën që shpreh edhe Rezoluta e sapomiratuar e IDC-CDI: një qeveri teknike për zgjedhje të lira. Ajo u garanton partnerëve tanë se mbetet e vendosur për rikthimin e shtetit ligjor dhe të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.”- thuhet në deklaratën e PD.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau dje në rrjetet sociale një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shkrimi që ka autor Samuel Samson, i cili është këshilltar i Lartë për Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, tha se partneriteti mes SHBA dhe Evropës duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist.

mbasada e ka shoqëruar ripostimin e shkrimit të Samson me fjalët: “Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik.”

Etiketa: DASHMesazhpadzyrtar

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Protesta, Noka: Ja mesazhi që do i japim Ramës

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com