GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Narrativa po ndryshon

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arbër Zaimi: Ja pse Kosova fiton arbitrazhet e Shqipëria i humb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Arbër Zaimi

Nejse, narrativa po ndryshon. Ministrja e Jashtme e Kosovës, e ftuar nga Blinken dhe e ulur krah tij në Riad.

Bashkimi Europian refuzon “fake news”-et dashakëqija për sanksione ndaj Kosovës.

KFOR-i zyrtarisht pranoi se dhuna e trazirave serbe në veri ishte organizuar nga grupe kriminale.

Janë shtuar dhe po shtohen dita ditës zërat e rëndësishëm në Senat e Kongres të SHBA-ve, në Parlamentin Evropian apo në parlamentet e vendeve të rëndësishme si Gjermania e Britania, që mbështesin të drejtën dhe të vërtetën e institucioneve dhe qeverisë të Kosovës.

Vuçiçi ndërkohë, pardje i premtoi Eskobarit e Lajçakut se do ta përdorë ndikimin e tij për të bindur serbët të marrin pjesë në votime, sot paska deklaruar solemnisht se serbët nuk do marrin pjesë në votime pa marrë paraprakisht autonomi. Njësoj siç gënjeu në Bruksel e në Ohër, kur para garantuesve ndërkombëtarë u zotua për marrëveshje me Kosovën, e pak ditë më vonë nga Beogradi tha se Serbia nuk do ta zbatojë marrëveshjen.

Sigurisht, ai ka mbështetësit e vet në perëndim, Serbia trashëgon një rrjet të gjerë influence, por me të tilla mashtrime të hapura edhe mbështetësit e tij do të pakësohen. Dikush thotë se Vuçiçi e ka blerë mbështetjen me armët që dërgon në Ukrainë, duke dhënë shenja se po afrohet me Perëndimin, por deri më tash askush s’e ka parë Rusinë të shfaqë shqetësim.

Falë angazhimit të stafeve politike e diplomatike të qeverisë së Kosovës, falë angazhimit të gazetarëve të terrenit që faktuan çka ndodhi në veri, falë policëve të Kosovës, falë angazhimit të shumë shqiptarëve në diasporë, falë këmbënguljes së idealistëve edhe në rrjete sociale, falë opozitës së gjerë dhe shumë qytetarëve e intelektualëve jo konformistë në Shqipëri, narrativa e përgjithshme po ndryshon.

Natyrisht, vështirësitë nuk do të marrin fund dhe qeveria e Kosovës duhet të tregojë elasticitet dhe kreativitet, njëkohësisht të ruajë parimet, ashtu siç nuk bën asnjë qeveri tjetër në Ballkan. Por kjo punë nuk bëhet me “rrugë të shkurtra” në prapaskena.

Në fund, siç po më duket, prapë do të triumfojë e drejta dhe e vërteta e Kosovës. Pak rëndësi ka se kujt do t’i mbetet turpi se punoi kundër kombit të vet, fundja faqja që s’ka cipë, nuk skuqet.

Etiketa: BEKosovaKurtiSHBAZaimi

Lajme të lidhura

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi
Kosovë & Rajon

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Para
Nuk do mbajë unazën në gisht, ja çfarë mendon Klea për zgjedhjen e Elgitit

“Ardhja e Kridit drejt...”/ Çifti “Huta-Doda” përlotet kur tregon emocionet e dasmës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj deputetes të Partisë Socialiste,...

Lexo më shumë
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve

Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

15:14 - 16/11/26
Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Brajan Gruda në “qiellin e shtatë”, sulmuesi i Gjermanisë merr lajmin e madh disa orë para sfidës me Holandën

Brajan Gruda në “qiellin e shtatë”, sulmuesi i Gjermanisë merr lajmin e madh disa orë para sfidës me Holandën

14:46 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com