GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

NASA flet për raketën dhe kritikon Kinën

13:10 - 10/05/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Parashikohet koha dhe vendi i rrëzimit të mbeturinave të raketës kineze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

M

betjet e raketës më të madhe kineze u rrëzuan në oqeanin Indian, pas disa ditëve me spekulime dhe shqetësime në lidhje me vendin ku mendohej se do të përfundonin ato. Nisur nga kjo, rasti i Kinës ka tërhequr vëmendje botërore ku SHBA thekson mungesën e transparencës.

Shqetësimet në lidhje me mbeturinat e raketës Long March 5B filluan që kur ajo u nis më 29 prill, mirëpo Zyra e Inxhinierisë Hapësinore të Drejtuar nga Kina (CMSEO) u shpreh se shumica e tyre ishin djegur kur hyri sërish në atmosferë. Raketa ishte një variant i dytë i Long March që nisi fluturimin për herë të parë në maj të vitit 2020. Mbetjet e raketës së parë ranë në Bregun e Fildishtë vitin e kaluar, duke dëmtuar disa ndërtesa.

Global Times, një tabloid kinez, e konsideroi si shqetësim “perëndimor” faktin që raketa ishte jashtë kontrollit dhe mund të shkaktonte dëme.

“Kombet që operojnë në hapësirë duhet të minimizojnë rreziqet për njerëzit dhe pronën në Tokë për shkak të ri-hyrjeve të objekteve hapësinore dhe të maksimizojnë transparencën në lidhje me këto operacione,” tha kreu i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA (NASA), Bill Nelson, një ish-senator dhe astronaut. “Është e qartë se Kina nuk po arrin të përmbushë standardet e përgjegjshme në lidhje me mbeturinat hapësinore.”

Me pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës të mbuluar nga uji, shanset që një zonë e populluar e Tokës të goditej ishin të ulëta, por pasiguria ishte e pashmangshme.

“Është shumë thelbësore që Kina dhe të gjitha kombet e hapësirës dhe entitetet tregtare të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë në hapësirë për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjate të aktiviteteve hapësinore,” u shpreh Nelson.

Etiketa: botaNASARAKETASocciale

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Pse shkencëtarët shprehen se sezoni tjetër i gripit do të jetë më i keq

Pse shkencëtarët shprehen se sezoni tjetër i gripit do të jetë më i keq

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com