GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë Shkencë

NASA synon “Planetin e Diamanteve”

18:17 - 26/02/23
në Shkencë, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
NASA synon “Planetin e Diamanteve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pyetje kyçe është ngritur në komunitetin shkencor, pasi NASA ka kohë deri në vitin 2024 për të vendosur se cili do të jetë misioni i saj i ardhshëm i madh hapësinor.

Komunitetet shkencore tashmë kanë filluar të dorëzojnë propozimet e tyre. Zgjedhja e parë për momentin është planeti Uran, planeti më i “panjohur” në sistemin diellor (i njohur ama me nofkën “Planeti i Diamanteve”)

Kjo për shkak se shkencëtarët dinë shumë pak për këtë planet, i cili është katër herë më i madh se Toka. Në fund të fundit, kanë kaluar 30 vjet që kur anija kozmike Voyager 2 bëri foto të saj.

Urani përfundon orbitën e tij rreth Diellit çdo 84 vjet Tokë. Dhe dimri në planet zgjat 21 vjet, temperatura arrijnë -371 gradë Celsius.

Në fakt, shkencëtarët besojnë se në sipërfaqen e tij mund të ketë një oqean nën akull dhe për rrjedhojë mundësi për ekzistencën e jetës.

Buxheti 2 miliardë

Komuniteti shkencor arriti në përfundimin se ky duhet të jetë misioni tjetër i madh që NASA do të duhet të miratojë deri në vitin 2024.

Në veçanti, ai i propozon NASA-s që të dërgojë një sondë në Uran, e cila do të depërtojë në atmosferën e tij të panjohur dhe një anije tjetër kozmike që mund të vihet në orbitë rreth planetit për të paktën pesë vjet (Tokë).

Buxheti për misionin do të kalonte 2 miliardë dollarë.

Më 16 shkurt, Kathleen Mandt nga Laboratori i Fizikës së Aplikuar Johns Hopkins shpjegoi në një artikull në revistën Science se misioni “mund të çojë në përfundime rreth origjinës dhe evolucionit të sistemit diellor, si dhe shumë fenomeneve të tjera rreth planetit misterioz”.

Me teknologjinë aktuale, një anijeje kozmike do t’i duheshin 12 deri në 15 vjet për të udhëtuar 1.8 miliardë milje për të arritur Uranin.

Propozime të tjera

Sipas astrofizikanit Fabio Favata, NASA ka ende shumë opsione në tryezë. Vendimet përfundimtare duhet të merren deri në vitin 2024, në mënyrë që nisja të bëhet brenda dekadës së ardhshme.

Megjithatë, përveç Uranit, ndoshta misioni tjetër i madh (në dy dekada) do të jetë Neptuni, “gjiganti” tjetër i ngrirë që mbetet i pa eksploruar.

Nga ana tjetër, Plutoni i cili është edhe më larg dhe nuk konsiderohet më një planet është studiuar mjaft nga ekspertët, falë një vizite të anijes kozmike New Horizons të NASA-s.

 

albeu

Etiketa: hapesiraNASAShkenca dhe teknologjia

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Dua Lipa gjen dashurinë me regjizorin

Dua Lipa gjen dashurinë me regjizorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com