GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Natë e çmendur në “Camp Nou”, 6 gola por Barça-Inter ndajnë pikët, Bayern e Liverpool nuk gabojnë, ja rezultatet

22:59 - 12/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Natë e çmendur në “Camp Nou”, 6 gola por Barça-Inter ndajnë pikët, Bayern e Liverpool nuk gabojnë, ja rezultatet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Supersfida e kësaj mbrëmje mes Barcelonës dhe Interit e luajtur në “Camp Nou” është mbyllur barazim 3-3. Plot 6 gola, por s’ka fitues, me katalanasit që janë tashmë me një këmbë në Europa League, me zikaltrit që vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në grupin C.

Në “Camp Nou” të parët që do të kalonin në avantazh do të ishin vendasit me Ousman Dembele, i cili në minutën e 40-të, me pjesën e parë që do të mbyllej në favorin e blaugranave.

Pjesa e dytë do të ishte një “luftë e vërtetë”, pasi Interi do të barazonte shifrat me Barella në minutën e 50-të. Në “Camp Nou” ndodhi ajo që nuk pritej, zikaltrit përmbysin rezultatin me Lautaron 63’ që do të “shokonte” të gjithë të pranishmit në stadium.

Barça nuk dorëzohet dhe gjen golin e barazimit me Robert Lewandowskin në minutën e 82-të, por vetëm 6 minuta më pas Gosens do iu jepte goditjen e fundit Xavi Hernandez, pasi tashmë shifrat janë në favorin e Interit 3-2.

Një ndeshje plot emocione do të ishte ajo në “Camp Nou” me katalasit që kërkojnë barazimin, dhe e gjejnë në minutën e 90-të ku i përhershmi Lewandowski do të vendoste sërish barazpeshën.

Kjo sfidë s’ka të përfunduar, teksa edhe shqiptari Kristjan Asllani pati një rast të pastër për të shënuar por nuk mundi dot të gjente rrugën e rrjetës. Një natë e çmendur ajo në “Camp Nou” e cila do të mbyllej 3-3 dhe pa fitues, me Simone Inzaghi që ndëshkohet me të kuq.

Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore në Champions League, teksa ka mposhtur 4-2 skuadrën e Plzen në sfidën e luajtur në “Doosan Arena”. Për bavarezët do të shënonin Mane 10’, Muler 14’, Goretzka  25’ dhe 35’, ndërsa në minutën e 62-të do të gjente golin për vendasit Vlkanova dhe Kliment në të 75-të. Me këtë fitore Bayern ka grumbulluar 12 pikë, ndërsa Plzen mbetet në kuotën e 0 pikëve në grupin C.

Fitore 7-1 mori dhe Liverpool ndaj Rangers. Në “Ibrox Stadium” të parët do të gjenin golin vendasit me anë të Arfield në minutën e 17-të. Në minutën e 24-të Firmino do të barazonte shifrat, teksa në të 55-tën do të përmbyste shifrat në 2-1. Edhe 100-milionshi i “The Reds”, Darëin Nunes do të gjente golin në Champions për këtë sezon, teksa do të çonte shifrat në 3-1 në minutën e 66-të. Vetëm 10 minuta më vonë Salah do të vendoste dhe ai firmën e tij në fitore e skuadrës, duke tundur rrjetën për herë të 4-tër për “The Reds”.

Sulmuesi egjiptian nuk do të ndalte “vrullin” e tij, pasi do të gjente dhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, ku në 2 minuta arrin të shënojë dy gola, në minutën e 80-të dhe 82’, duke shënuar kështu një hat-trick, teksa Elliot në të 87-të do të conte shifrat 7-1. Pas kësaj fitoreje, Liverpool ka grumbulluar 9 pikë në grupin A, 3 pikë pas Napolit kryesues, ndërkohë nga krahu tjetër Rangers nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë pikë në 4 ndeshje të luajtura në fazën e grupeve.

Ndërkohë në sfidën mes Portos dhe Bayern Leverkusen, me këtë të fundit që është mposhtur 3-0 ndaj skuadra portugeze. Goleno në minutën e 6-të do të tunde rrjetën, ndërsa gjermanët do të humbin një penallti në minutën e 16-të nga Dermirbay. Dy golat e tjerë për skuadrën e Portos do t’i shënonte Taremi 53’ me penallti dhe 66-tën. Me këto 3 pikë Porto ka arritur në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Leverkusën mbetet me 3 pikë në grupin B.

Marseille ka mposhtur 2-0 Sportingun në shtëpi, duke siguruar kështu një fitore shumë të rëndësishme. Francezët arrijnë në kuotën e 6 pikëve në grupin D, ndërsa Sportingu mbetet me 6 pikë.

Edhe Tottenham që ndodhet në grupin D ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Eintracht Frankfurt. Anglezët fituan me shifrat 3-2 ndaj gjermanëve, teksa tashmë “Spursat” kryesojnë grupin  D me 7 pikë, ndërsa gjermanët mbeten me 4 pikë pas 4-të ndeshjeve të luajtura deri tani.

Etiketa: BarcelonaBayern LeverkusenChampions LeagueFitoreinterLiverpooltottenham

Lajme të lidhura

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Para
Lufta me Rusinë, Ukraina zhvarros dhjetëra trupa në dy qytete lindore

Lufta me Rusinë, Ukraina zhvarros dhjetëra trupa në dy qytete lindore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com