GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Natën grabiste banesa, ditën shpërndante drogë. Pranga 59-vjeçarit

14:00 - 17/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Natën grabiste banesa, ditën shpërndante drogë. Pranga 59-vjeçarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar një 59-vjeçar me iniciale I.C. Ai dyshohet se ka kryer disa vjedhje në disa banesa të ndryshme në Tiranë dhe Durrës.

Policia bën me dije se ai shpërndante lëndë narkotike në disa zona të ndryshme. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur një mjet prerës (thikë), një kapuç/maskë dhe një shkop metalik, si ai i Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, Tiranë, operacioni policor i koduar “Lokacioni”.

Shpërndante lëndë narkotike dhe kryente vjedhje banesash, në Durrës dhe në Kombinat, Tiranë , lokalizohet, kapet  dhe vihet në pranga 59-vjeçari, nga Durrësi

Policia gjen dhe sekuestron dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një mjet prerës (thikë), një kapuç/maskë dhe një shkop metalik, si ai i Policisë

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave policore të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë dhe atyre të DVP Durrës, koordinimit të veprimeve dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. C., 59 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 59-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë), një kapuç/maskë dhe një shkop metalik, si ai i Policisë, që dyshohet se ishin siguruar nga shtetasi I. C., me qëllim kryerjen e vjedhjeve të ndryshme. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kryente vjedhje në banesa të ndryshme dhe shpërndante lëndë narkotike në Kombinat, Tiranë dhe në Durrës.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, Tiranë, strukturat hetimore të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të 59-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohetDurrësPolicia

Lajme të lidhura

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg
Aktualitet

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg

20:59 - 09/03/26
Para
Gjykata merr vendimin për bosin turk të kriptomonedhave

Gjykata merr vendimin për bosin turk të kriptomonedhave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com