GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nations League/ Joselu i jep kualifikimin Spanjës përballë Italisë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nations League/ Joselu i jep kualifikimin Spanjës përballë Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar takimi tjetër gjysmëfinal i Nations League, ai mes Spanjës dhe Italisë.

“Furi Roja” triumfoi 2-1, pas 90 minutave, të luajtura në De Grolsch Veste të Enshede.

Takimi nisi shumë mirë për djemtë e Luis De La Fuente, të cilët shënuan në minutën e 3’, me anë të Pino, falë dhe gafës në mbrojtje të juventinit Bonucci.

Pas asaj goditje të shpejtë, dukej se italianët nuk do ta rimerrnin veten, me Spanjën që pati disa mundësi për të dyfishuar rezultatin.

Megjithatë, me kalimin e minutave, ekipi i drejtuar nga tekniku Mancini filloi që të kërcënonte portën e mbrojtur nga Simon.

Në minutën e 11’, Italia barazoi rezultatin me anë të sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile, i cili transformoi në gol një 11-metërsh.

“Të kaltrit” u fuqizuan shumë nga barazimi, duke kërkuar golin e avantazhit, të cilin, në minutën e 21’, u duk sikur e gjetën me anë të Fratezit por sistemi VAR e anuloi golin e tij, për shkak se ai u gjend në pozicion jashtë loje.

Në barazim 1-1, u mbyll pjesa e parë e takimit. Në 45 minutat e dyta, skuadrat u rikthyen në fushë me disa ndryshime, përsa i përket formacionit.

Në fraksionin e dytë, Spanja ishte më kërkuese, duke goditur më shumë portën e Donnarummës, me mbrojtjen italiane që rezistoi deri në minutën e 88’ kur një goditje e devijuar e Rodrit shkoi në këmbët e sulmuesit të Espanyol, Joselu, i cili e kishte të lehtë që të shtynte topin drejt rrjetës.

Me këtë fitore Spanja kualifikohet në finalen e Nations League, të cilën do ta luajë të dielën përballë Kroacisë.

Italia nga ana e saj, do të përballet me vendasit e Holandës, në play-off-in për vendin e tretë.

Etiketa: ItaliaKryesore1nations leagueSpanja

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
Rama e shndërroi nga shërbim civil ne banditizëm debil antishtet dhe antiligj!

Vasili: DASH i tregoi vendin Beogradit. Kjo është fytyra e Serbisë shoviniste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”
Aktualitet

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

12:02 - 10/11/26
Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com