Nations League/ Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Pragë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e sotëm në “Shtëpinë e Futbollit” një seancë stërvitore para nisjes për në Pragë, ku ditën e shtunë do të luajë ndeshjen ndaj Ukrainës.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e para të Nations League kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë. Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë lojtarë nuk ka probleme fizike.

Kombëtarja pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Pragë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel. Kuqezinjtë përgatitjet për takimin ndaj Ukrainës do t’i mbyllin ditën e nesërme. Fillimisht trajneri Silvinjo do të zhvillojë konferencën zyrtare në stadiumin “Epet Arena” në orën 17:15, e më pas do të drejtojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Ukrainën.

Ndeshja Ukrainë – Shqipëri do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom