GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

NATO nis stërvitjen bërthamore të hënën! Rutte: Do të mbrojmë aleatët tanë/ Putin: Kemi armë të reja atomike

17:30 - 10/10/25
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
NATO nis stërvitjen bërthamore të hënën! Rutte: Do të mbrojmë aleatët tanë/ Putin: Kemi armë të reja atomike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stërvitja vjetore e NATO-s për parandalimin e armëve bërthamore, do të organizohet nga Holanda dhe do të fillojë të hënën (13 tetor), me 71 avionë nga 14 vende që do të marrin pjesë.

“Stërvitja ‘Steadfast Noon’ i dërgon një sinjal të qartë çdo kundërshtari të mundshëm dhe ne do të mbrojmë të gjithë aleatët nga të gjitha kërcënimet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Bazat në Kleine Brogel në Belgjikë, Lakenheath në Britani dhe Skrydstrup në Danimarkë do të jenë gjithashtu të përfshira, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.

“Ne duhet ta bëjmë këtë sepse na ndihmon të sigurohemi që parandaluesi ynë bërthamor të mbetet sa më i besueshëm, sa më i sigurt, sa më i mbrojtur dhe sa më efektiv të jetë e mundur”, tha Rutte.

Zyrtarët e NATO-s thanë se stërvitja nuk përdor armë bërthamore, por simulon skenarë në të cilët ato mund të përdoren.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 , zyrtarët rusë kanë paralajmëruar herë pas here për rrezikun e konfrontimit bërthamor me NATO-n, e cila e ka dënuar një retorikë të tillë si të papërgjegjshme.

Megjithatë, në javët e fundit, tensionet bërthamore janë ftohur. Muajin e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin ofroi të ruante për një vit kufizimet mbi armët bërthamore strategjike të dislokuara të përcaktuara në Traktatin e NEW START, i cili skadon në shkurtin e ardhshëm.

Jim Stokes, drejtori i politikës bërthamore të NATO-s, u tha gazetarëve në selinë e aleancës në Bruksel se stërvitja Steadfast Noon ishte “rutinë” dhe “nuk ishte e drejtuar ndaj asnjë vendi”.

“Gjithashtu nuk është e lidhur me asnjë ngjarje të botës reale,” tha ai.

Ndëkohë Rusia mund të prezantojë së shpejti armë të reja, testimi i të cilave po vazhdon “me sukses”.

Kështu deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një konference për shtyp pas vizitës së tij në Taxhikistan.

“Ato po zhvillohen dhe testohen. Jemi duke përparuar. Aftësitë tona në parandalimin e sulmeve bërthamore janë më efikase se ato të çdo shteti tjetër të armatosur bërthamor dhe ne po i zhvillojmë kapacitetet tona mbrojtëse ne shpejtësi. Aftësia ushtarake në mbrojtje që kam thënë edhe në të kaluarën është ende në zhvillim e sipër dhe ne po e përsosim atë, theksoi presidenti rus.

gijotina.com/

Etiketa: NATOstervitja berthamore

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek, e shkroi 3 ditë para ekzekutimit

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek, e shkroi 3 ditë para ekzekutimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com