GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

NATO: Rusia po humb 1300 ushtarë në ditë, asnjë përparim i rëndësishëm në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
NATO: Rusia po humb 1300 ushtarë në ditë, asnjë përparim i rëndësishëm në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia nuk po arrin të thyejë mbrojtjen ukrainase, pavarësisht sulmeve të përditshme dhe përparimeve të vogla në terren. Një raport i fundit i NATO-s thekson se forcat ruse po përballen me humbje të mëdha, mungesë mjetesh ushtarake dhe asnjë arritje strategjike të qëndrueshme.

Sipas NATO-s, ushtria ruse ka humbur një mesatare prej 1,300 ushtarësh në ditë që nga fillimi i vitit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që prej nisjes së luftës ka kaluar shifrën 1 milion.

Raporti thekson gjithashtu se Moska ka hyrë në një fazë të re të strategjisë së saj ushtarake, duke zhvendosur fokusin te bombardimet ajrore në mungesë të përparimeve tokësore. Nga Kievi në Lviv, deri në Zaporizhzhia e Ivano-Frankivsk, qytetet ukrainase janë goditur me intensitet të shtuar.

Në analizën e NATO-s thuhet se për shkak të mungesës së rezervave të tankeve, rusët kanë nisur të përdorin motoçikleta për të avancuar në terrene të vështira, ndërsa mbi 5 mijë mjete të blinduara janë shkatërruar që nga nisja e ofensivës. Megjithatë, industria ushtarake ruse ka intensifikuar prodhimin e mjeteve të reja, me një ritëm prej 183 njësish në muaj.

Në përpjekje për të ruajtur epërsinë ajrore, Rusia ka rritur prodhimin e dronëve dhe raketave balistike, si dhe ka blerë armë nga Koreja e Veriut. Sipas NATO-s, Teherani mund të reduktojë furnizimet, për shkak të tensioneve me Izraelin, ndërsa në prill, Ukraina ka rrëzuar 90% të dronëve rusë.

Raporti ngre shqetësime edhe për situatën ekonomike të Kremlinit. Vetëm Fondi Sovran i Rusisë është tkurrur nga 150 miliardë dollarë në 37 miliardë, ndërsa 32% e buxhetit kombëtar shkon për luftën – një përqindje që pritet të rritet në 40% në 2025.

Megjithë vështirësitë, NATO vlerëson se presidenti Vladimir Putin nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe vazhdon të kërkojë njohjen zyrtare të territoreve të pushtuara si pjesë e Federatës Ruse. Njëkohësisht, kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare dhe zhbllokimin e pasurive për të hyrë në negociata.

Zyrtarë të Aleancës kanë deklaruar se nuk shohin rrezik të menjëhershëm për zgjerim të konfliktit, për sa kohë mbetet në fuqi neni 5 i NATO-s që garanton mbrojtje kolektive për çdo vend anëtar në rast agresioni.

Etiketa: NATORusiUkraine

Lajme të lidhura

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi
Botë

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi

15:12 - 15/05/26
Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008
Botë

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

14:46 - 15/05/26
Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’
Botë

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

14:20 - 15/05/26
Para
Tension mes Rusisë dhe Azerbajxhanit, bastisje në zyrat e “Sputnik” në Baku

Tension mes Rusisë dhe Azerbajxhanit, bastisje në zyrat e “Sputnik” në Baku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi
Botë

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi

15:12 - 15/05/26

Dy persona në bordin e avionit humbën jetën pasi një avion i vogël u përplas me një banesë në shtetin...

Lexo më shumë
Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

14:46 - 15/05/26
Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

14:20 - 15/05/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26
Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

13:47 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com