GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

NATO zotohet se do të ndihmojë Ukrainën “aq kohë sa të ketë nevojë”

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtimi i sulmeve ruse, NATO: Asnjë komb nuk duhet të mbështesë luftën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zotua të premten se aleanca veri-atlantike do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrohet në luftën kundër Rusisë “për aq kohë sa të ketë nevojë”. Ai, gjithashtu, tha se NATO-ja do t’i ndihmojë vendit të shkatërruar nga lufta t’i transformojë forcat e armatosura në një ushtri moderne sipas standardeve perëndimore.

Në një konferencë për media para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Rumani, Stoltenberg kërkoi nga vendet anëtare që, ose individualisht ose në formë grupore, të vazhdojnë t’i ndihmojnë Ukrainës me armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. NATO-ja, si organizatë, nuk dërgon armatim.

“NATO-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të ketë nevojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha ish-kryeministri i Norvegjisë.

“Aleatët janë duke dërguar në mënyrë të paprecedentë mbështetje ushtarake dhe unë pres që ministrat e Punëve të Jashtme do të pajtohen ta rrisin edhe mbështetjen jo-vdekjeprurëse”.

Stoltenberg tha se anëtarët e organizatës 30-kombëshe të sigurisë i kanë ndihmuar Ukrainës me karburante, gjeneratorë, furnizime mjekësore, pajisje për dimër dhe pajisje për bllokimin e dronëve – veçanërisht tani që Rusia e ka sulmuar infrastrukturën e energjisë në Ukrainë.

“Në takimin tonë në Bukuresht, unë do të bëj kërkesë për edhe më shumë”, tha ai. “Në periudhën më afatgjate, ne do t’i ndihmojmë Ukrainës të kalojë nga pajisjet e kohës Sovjetike në standardet, doktrinat dhe trajnimet moderne të NATO-s”.

Stoltenberg tha se ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, do t’i bashkohet grupit të ministrave për të diskutuar rreth nevojave më urgjente të vendit të tij, por edhe të diskutohet se çfarë mbështetje afatgjate mund të ofrojë NATO-ja.

Shefi i NATO-s tha se kjo mbështetje do t’i ndihmojë Ukrainës drejt anëtarësimit në këtë aleancë në të ardhmen.

Takimi në Bukuresht, që do të zhvillohet më 29 dhe 30 nëntor, mbahet gati 15 vjet pasi NATO-ja u kishte premtuar Ukrainës dhe Gjeorgjisë se një ditë mund të bëheshin anëtare të kësaj organizate, premtim ky që e kishte zemëruar shumë Rusinë.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë – tri vende partnere që NATO-ja thotë se janë nën presion të shtuar nga Rusia.

Stoltenbergu tha se takimi do të tregojë se NATO-ja po “merr hapa të mëtutjeshëm për t’i ndihmuar ata ta mbrojnë pavarësinë e tyre dhe për ta përforcuar aftësinë e tyre ta mbrojnë veten”.

Që kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kishte urdhëruar pushtimin e Ukrainës para dhjetë muajve, NATO-ja e ka përforcuar mbrojtjen e aleatëve që janë fqinje me Ukrainën dhe Rusinë. Mirëpo, e kanë bërë këtë me kujdes që të mos përfshihet në një luftë më të gjerë me një fuqi nukleare si Rusia.

Por, Stoltenbergu nuk i bëri presion Ukrainës të nisë negociata për paqe me Rusinë. Diplomatë evropianë dhe të NATO-s kanë thënë që Putini nuk duket i gatshëm të ulet në tavolinë për bisedime të tilla.

“Shumica e luftërave përfundojnë me negociata”, tha ai. “Por, se çfarë ndodh në tavolinën e negocimit varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës. Kështu që, mënyra më e mirë për t’i rritur mundësitë për zgjidhje paqësore është ta mbështesim Ukrainën”./REL

Etiketa: LufteNATOsulmeUkraine

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
U arrestua për laboratorin e drogës, kush është Klajdi Kodra

U arrestua për laboratorin e drogës, kush është Klajdi Kodra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com