GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Navalny përballet me një gjykim të ri, rrezikon 10 vite burg shtesë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Navalny përballet me një gjykim të ri, rrezikon 10 vite burg shtesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Opozitari rus, Aleksei Navalny do të përballet me një gjykim të ri javën e ardhshme. Gjykimi do të mbahet brenda burgut ku ai gjendet aktualisht dhe ai nëse gjendet fajtor, ai mund të përballet edhe me dhjetë vjet burgim.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se gjyqtarët e qarkut Lefortovo do të udhëtojnë për në rajonin Vladimir – që gjendet rreth 200 kilometra në lindje të Moskës – për gjyqin ndaj kritikut të Kremlinit. Navalny do të përballet me akuza për keqpërdorim fondesh nga Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit dhe për shpërfillje të një gjykate në Moskë.

Më herët, gjykata tha se gjykimi do të mbahet më 15 shkurt. Avokatja e Navalnyt, Olga Mikhailova tha se vendimi për ta mbajtur gjykimin e klientit të saj brenda burgut, do të “ndikojë seriozisht” në të drejtën e Navalnyt që ta mbrojë veten.

Navalny akuzohet se ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme mbi 4.7 milionë dollarë për përdorim personal, fonde që ishin dhënë donacion për organizatat e tij. Nëse gjendet fajtor për këtë vepër, ai mund të dënohet me dhjetë vjet burgim.

Ai po ashtu përballet edhe me akuzën për shpërfillje të gjykatës, vepër për të cilën mund të dënohet me gjashtë muaj burgim.

Navalny i hedh poshtë akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht. Kritiku i Kremlinit ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar me t’u kthyer nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj nga një helmim pothuajse fatal.

Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të kushteve të lirimit me kusht për një akuzë të mëhershme. Navalny thotë se dënimi ndaj tij ka qenë i motivuar politikisht. Navalny e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për helmimin e tij me agjentin nervor Noviçok.

Kremlini mohon se ka pasur rol në helmim, që së bashku me burgosjen e Navalnyt, është dënuar nga Perëndimi./ REL

 

Etiketa: NavalnyRusi

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Shprehjet qё mbajnё larg ankthin duhet t’i mёsosh patjetёr

Shprehjet qё mbajnё larg ankthin duhet t’i mёsosh patjetёr

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26

Studentja Anjeza Marku, aktiviste në protestën e studentëve dhe qytetarëve, e ftuar në News24, foli për protestën e madhe kombëtare,...

Lexo më shumë
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com