GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës

në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Pallatin e Kongreseve po ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritetit të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë.

Çmimi për “Përkthimin më të mirë” i jepet Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.

Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip i jepet Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit Goncourt 2024, botuar nga “Buzuku”. Përmes nuancimeve të larmishme të fjalës e sintaksës së zhdërvjellët përkthyesi sjell besnikësërisht në shqip një histori drithëruese duke ruajtur stilin e autorit me heshtjet, belbëzimet dhe shumësinë e zërave të këtij romani tronditës.

Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, i jepet Ali Xhikut për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, botuar nga “Onufri”, për kontributin e vyer për ndriçimin teorik dhe metodologjik të çështjeve kyçe të historisë së letërsisë shqipe, në një vepër ku ndërthuren njohja e thellë e sistemit letrar shqiptar, analiza e teksteve themelore të historisë së letërsisë sonë dhe angazhimi i përkushtuar jetësor në studimet letrare. Çmimi u mor nga botuesi i veprës Bujar Hudhri.

Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” i është dhënë Valbona Banka për romanin për fëmijë Aria, në dorën time, botuar nga “Dita Books”, për rrëfimin e këndshëm dhe me humor, që ndërkall në tekstin letrar edhe shenja identitare të vendit dhe të gjuhës sonë, që nxisin formimin e identitetit kombëtar te lexuesit e vegjël, dhe edukimin emocional përmes letërsisë.

Po ashtu u ndanë edhe dy diploma mirënjohjeje, e para nga ambasada e Bullgarisë për përkthyesen Janka Trifonova Selimi, e cila u mor nga e bija Melina Selimi. Ndërsa diploma e dytë e mirënjohjes u dha nga ambasada e Polonisë për profesorin Arqile Teta.

Etiketa: Artan FugaPanairi i Librit

Lajme të lidhura

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë
Aktualitet

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Para
Ja 30 shtetet që e kanë siguruar një vend në Kupën e Botës 2026, Shqipëria zyrtarisht në play-off

Ja 30 shtetet që e kanë siguruar një vend në Kupën e Botës 2026, Shqipëria zyrtarisht në play-off

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26

Një prej pjesëmarrësve në protestën e përditshme para Kryeministrisë ka artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e...

Lexo më shumë
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com