GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ndahen rrugët me Bashën, anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahen rrugët me Bashën, anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni i ri politik do t’i japë jetë një lëvizje të re politike, produkt i lindur si rezultat i betejës gati 3 vjeçare dhe skizmës brenda forcës më të madhe në opozitë, Partisë Demokratike. Pasi Gjykata e Apelit vendosi në qershor t’i japë vulën e Partisë Demokratike, grupit të Sali Berishës, Lulzim Basha e çoi vendimin në Gjykatën e Lartë dhe para se të ndërmarrë një iniciativë të re politike, vendosi të marrë më shumë kohë me rekursin.

Por jo i gjithë grupi i tij e ndoqi në këtë rrugë. Anti-Berishistët më të zëshëm, më në krye Enkelejd Alibeajn kanë vendosur të çojnë para idenë e krijimit të partisë së re.

Report Tv ka mësuar se gjatë verës, teksa thuajse e gjithë politika pushonte, janë drejt përfundimit të mbledhjes së firmave të nevojshme, 3000 të tilla që duhen për krijimin e një partie të re, ndërsa ekspertët ligjorë po punojnë për detajet e fundit të Kushtetutës së një partie politike, statutit.

Partia, sipas statutit, parashikohet të funksionojë mbi një ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Njëjtë si shteti, edhe ndërtimi i partisë është bazuar mbi “ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, duke balancuar të gjithë funksionimin e brendshëm të saj.”

Risi është edhe krijimi i një entiteti garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë. Ky entitet do të ketë kompetencat e thirrjes dhe ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë sa herë që do të vihen re deformime të parimeve mbi të cilat është krijuar dhe ndërtuar partia.

‘Demokracia e drejtpërdrejtë e ushtruar në mënyrë të shpeshtë, e shoqëruar edhe me ndarjen e pushteteve brenda organizimit politik sjell në jetë një subjekt me demokraci të brendshme funksionale dhe largimin nga kulti i individit”, sqarohet në Statut.

Së shpejti do të vendoset edhe emri dhe pritet që kjo alternativë e re të prezantohet publikisht. Do të mbetet për t’u parë nëse do të jenë zërat kundër Berishës ata që do t’i bashkohen si anëtarë kësaj partie të re dhe nëse do t’i besohet Enkelejd Alibeajt, si një prej kritikëve më të mëdhenj të Berishës drejtimi i forcës më të re politike brenda së djathtës.

gijotina.com/

Etiketa: enkeleid alibeajKryesore1

Lajme të lidhura

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Klajdi Merkajn
Aktualitet

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Bujar Abedinin

10:51 - 28/05/26
“Këtu të ha miu”/ Korreshi nxjerr videon: Kushte skandaloze në Qendrën e Gjakut të spitalit të Lushnjës
Aktualitet

“Këtu të ha miu”/ Korreshi nxjerr videon: Kushte skandaloze në Qendrën e Gjakut të spitalit të Lushnjës

10:36 - 28/05/26
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari
Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave dhe ambienteve me të rinj, arrestohen 13 person në Durrës

10:21 - 28/05/26
Para
Demiri i Postës, qejfli kamerash: Tenderin e blerjes 480 MLN lekë ia jep pa garë firmës që bën mirëmbajtjen

Demiri i Postës, qejfli kamerash: Tenderin e blerjes 480 MLN lekë ia jep pa garë firmës që bën mirëmbajtjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Klajdi Merkajn
Aktualitet

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Bujar Abedinin

10:51 - 28/05/26

Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia Bujar Abedinin. Ky i fundit, rezulton pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut....

Lexo më shumë
“Këtu të ha miu”/ Korreshi nxjerr videon: Kushte skandaloze në Qendrën e Gjakut të spitalit të Lushnjës

“Këtu të ha miu”/ Korreshi nxjerr videon: Kushte skandaloze në Qendrën e Gjakut të spitalit të Lushnjës

10:36 - 28/05/26
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari

Shisnin drogë pranë shkollave dhe ambienteve me të rinj, arrestohen 13 person në Durrës

10:21 - 28/05/26
Shqipëria për herë të parë nën drejtimin e Maran, publikohet lista e Kombëtares për miqësoret e Qershorit

Shqipëria për herë të parë nën drejtimin e Maran, publikohet lista e Kombëtares për miqësoret e Qershorit

10:07 - 28/05/26
Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT pezullon aktivitetin e kompanisë “Albchrome” në Elbasan

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT pezullon aktivitetin e kompanisë “Albchrome” në Elbasan

09:26 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com