GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari, Begaj: Mbrojtës i identitetit kombëtar dhe harmonisë fetare

11:05 - 04/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari, Begaj: Mbrojtës i identitetit kombëtar dhe harmonisë fetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Përmet në moshën 60 vjeçare.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të Baba Nikollarit.

“Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë. Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat. Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit”, shprehet presidenti Begaj në njoftimin për mediat.

Presidenti Begaj vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e Baba Hekuran Nikollarit, duke e cilësuar atë një mbrojtës të identitetit kombëtar.

“Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit”, thuhet në njoftim.

Për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit ka pasur një reagim edhe nga bashkia e Përmetit.

“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta, në mënyrë të papritur, të Baba Hekuran Nikollarit, udhëheqësit shpirtëror të Teqesë së Alipostivanit në Përmet. Një njeri i përkushtuar ndaj besimit, vlerave të kombit dhe gjithë komunitetit, Baba Hekurani ishte njeriu që ringriti nga rrënimi këtë vend të shenjtë, duke e kthyer Teqenë e Alipostivanit në një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe një strehë dashurie për këdo që e vizitonte”, cilësohet në postimin zyrtar të këtij institucioni.

“Me një zemër të madhe dhe një vizion të qartë, ai punoi pa u lodhur për ta bërë këtë teqe një simbol të besimit, paqes dhe harmonisë fetare”, cilësohet në mesazh.

Etiketa: baba nikollariBegaj

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Forcimi i sistemit imunitar në mënyrë natyrale

Forcimi i sistemit imunitar në mënyrë natyrale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com