GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare, influenceri i njohur

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare, influenceri i njohur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instruktori i njohur në rrjet ‘Joesthetics’ ka vdekur papritur në moshën 30 vjeçare.

I ndjeri ishte ankuar më herët nga një dhimbje e mistershme në qafë që më pas zbulua se ishte një aneurizëm nga bllokimi i arterieve të gjakut. Nuk ka shpjegime të tjera zyrtare për shkaqet e vdekjes së tij.

Influencuesi gjerman i njohur për videot e tij në Youtube, emri i vërtetë i të cilit ishte Jo Lindner, u bë i famshëm me këshillat e stërvitjes për ndjekësit e tij, rrëfimet e jetës personale, dietën dhe stilin e jetesës.

E dashura e tij njoftonte sot në rrjetin Instagram se për fat të keq 30-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Duke shpërndarë imazhe dhe video të çiftit, Nicha e dashura e Jo, gjithashtu instruktore stërvitjeje dhe influencuese në rrjet, tha për ndjekësit se ai ishte tashmë “në një vend më të mirë”.

Ajo shkruante: “Ai dje ndërroi jetë nga aneurisma ..unë isha me të në dhomë .. ai më vari në qafë një varëse që kishte bërë për mua, dhe më pas ishte në krahët e mia kur gjithçka ndodhi shumë shpejt.”

“Tre ditë më parë ai më thoshte se kishte një dhimbje në qafë … ne nuk kuptuam asgjë, … derisa ishte tepër vonë.”

Nicha thoshte se nuk mund të shkruante më tepër për fansat që i kërkonin shpjegime për vdekjen e papritur, por thoshte vetëm se Jo ishte ‘shumë më tepër’ nga sa e njihnin ata.

“Ai ishte i dashur, i ndershëm dhe besonte te të gjithë.”

Homazhe të shumta bëheshin në rrjet nga fansat e stërvitësit. Kolegu  tij ‘bodybuilder’ Noel Deyzel tha: “U prehsh në paqe Jo. Do të na marrë malli.”

Një përdorues në rrjet shkruante: “RIP joesthetics, kjo është e pabesueshme. Të ndiqja në postimet e tua, një djalë i shkëlqyer, i larguar tepër herët. Një moment je gjallë, në tjetrin nuk je më”./SHQIP

Etiketa: Joestethics

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

“Tapë” në timon, i riu merr para makinat e parkuara, arrestohet nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com