GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori i njohur, deputeti i PD: La në pikëllim familjen

11:29 - 16/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga jeta profesori i njohur, deputeti i PD: La në pikëllim familjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka bërë ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesorit të njohur Beshir Ciceri duke thënë se ka lënë në pikëllim familjen.

Postimi:

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Beshir Ciceri-ikonë e mendimit shkencor ekonomik shqiptar

Prof. Dr. Beshir Ciceri u nda dje nga jeta, duke lënë në pikëllim gruan, vajzat, nipërit dhe mbesat, por edhe të gjithë kolegët e tij dhe mijëra studentët që u formuan nga dijet e tij të gjera, të thella dhe të plota mbi Drejtimin Financiar dhe Drejtimin Financiar Ndërkombëtar.

Profesor Beshiri ka shërbyer gjithë jetën e tij si pedagog i shquar i Fakultetit Ekonomik dhe për mbi dy dekada mbajti detyrën e Shefit të Departamentit të Financë-Kontabilitetit pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, si dhe me vone drejtoi Departamentin e Finances.

Në këtë ditë homazhesh ndaj Tij, nderojmë me respekt edhe kujtimin e bashkëdrejtuesve të këtij Departamenti, të cilët nuk janë më, si Prof. Dr. Baki Berberi, Prof.Dr. Vjollca Karapici dhe Prof. Dr. Lavdosh Zaho.

Profesor Beshiri ishte ndër profesorët më të dashur dhe të vlerësuar nga studentët, si dhe një shok e mik i vyer dhe i paharruar për kolegët, gjithnjë i gatshëm të ndihmonte këdo dhe të ofronte bujarisht dijet e tij.

Janë me dhjetëra brezat e studentëve që ai ka formuar, duke udhëhequr një pjesë prej tyre në temat e diplomave, por edhe në qindra e mijëra këshillime dashamirëse dhe largpamëse për karrierën. Profesor Beshiri ka udhëhequr me dhjetëra doktoratura(ndoshta 100), duke u kthyer në një mentor të shquar dhe të palodhur të pedagogëve të rinj.

Kolana e librave të tij si autor i vetëm ose në bashkautorësi është e gjatë dhe domethënëse. Profesor Ciceri përfaqësoi një lëvrues të palodhur dhe të thellë të dijeve bashkëkohore në lëndët e Drejtimit Financiar dhe Drejtimit Financiar Ndërkombëtar, duke u shndërruar gradualisht në një ikonë të mendimit shkencor ekonomik shqiptar.

Ai organizoi me sukses dhe me punë të palodhur një sërë konferencash shkencore të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe konferenca shkencore të universiteteve të rretheve.

Ne vlonjatët i jemi mirënjohës për ndihmën e vyer në përgatitjen e kurrikulave të lëndëve ekonomike të Universitetit Publik “Ismail Qemali” të Vlorës, të themeluar nga ish-deputeti demokrat Prof. Abedin Elmazi, nga Prof. Vasil Mino dhe nga Rektori i parë Prof. Sezai Bazaj.

Për pak kohë, në vitin 1990, Prof. Dr. Beshir Ciceri kreu me përgjegjësi e ndershmëri detyrën e Drejtorit të Qendrës Studenti, duke qëndruar gjithnjë në krah dhe duke punuar për interesat e studentëve, dhe jo të rregjimit.

Etiketa: Beshir CiceriLeskaj

Lajme të lidhura

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë

20:37 - 28/02/26
I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim
Aktualitet

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Para
Dhunuan të arrestuarin/ Pezullohen 3 efektivë të “Shqiponjave” në Durrës

Rrahu nënën e tij, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë

20:37 - 28/02/26

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:30, në aksin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja

(VIDEO) Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja

20:04 - 28/02/26
“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës

“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës

19:52 - 28/02/26
Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë

Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë

19:39 - 28/02/26
Një tjetër hap fals për Elbasanin, Bylis i imponon barazimin

Një tjetër hap fals për Elbasanin, Bylis i imponon barazimin

19:32 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com