GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit, gjatë protestës së zhvilluar më 7 nëntor 2026 në Tiranë. Sipas reagimit të rrjetit, gazetari është prangosur gjatë ndërhyrjes së policisë, është ekspozuar ndaj sprejit djegës dhe i është sekuestruar telefoni celular.

Shqetësim ka ngritur edhe rasti i gazetares së pavarur Alisa Braho, ndaj së cilës sipas SafeJournalists, është përdorur sprej djegës teksa po filmonte ndërhyrjen e forcave të policisë gjatë protestës. Në reagimin e saj, organizata thekson se këto incidente ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit të protestave.

SafeJournalists vlerëson se ngjarja e fundit i shtohet rasteve të tjera të ndërhyrjeve policore ndaj gazetarëve në Shqipëri, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për hetim, llogaridhënie dhe garantimin e mbrojtjes së tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Rrjeti kërkon që incidentet të trajtohen me seriozitet dhe që të sigurohet një mjedis ku gazetarët të mund të raportojnë lirshëm dhe pa u penguar apo ekspozuar ndaj dhunës gjatë protestave.

Reagimi: Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 7 nëntorit 2026 në Tiranë, përfshirë prangosjen e tij, ekspozimin ndaj spërkatjes me sprej djegës dhe sekuestrimin e telefonit celular. Përdorimi i raportuar i sprejit djegës ndaj gazetares së pavarur Alisa Braho, e cila po filmonte ndërhyrjen e policisë, ngre shqetësime të mëtejshme për veprimet e forcave policore. Ky incident i fundit përforcon një model shqetësues të ndërhyrjeve të policisë në punën e gazetarëve gjatë protestave në Shqipëri, pavarësisht kërkesave të përsëritura për hetime, llogaridhënie dhe mbrojtje efektive.

Etiketa: gazetarndalim

Lajme të lidhura

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
Aktualitet

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Para
Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com