GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalimi i duhanit nuk funksionon! Ligji shkelet kudo nëpër lokale

15:42 - 13/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndalimi i duhanit nuk funksionon! Ligji shkelet kudo nëpër lokale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligji anti-duhan nuk po respektohet me nga subjeket. Pothuajse në të gjitha baret e Tiranës edhe në ambiente të mbyllura, mund të konsumohet duhan pasi askush nuk të pengon edhe pse ligji është në fuqi. Madje në çdo tavolinë gjen edhe tavëll gjë të cilën ligji e ndalon. Top Channel u interesua pranë inspektoratit shëndetësor shtetëror i cili thotë se ligji është në fuqi dhe duhet respektuar.

“Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit e përcakton qartë se ku lejohet dhe ku jo konsumimi i duhanit. Janë marre masat përkatëse, qëllimi nuk është veç të merren gjoba, por edhe edukimi i gjithë qytetarëve dhe subjekteve mbi këtë ligj”– shprehet Besart Mataj, drejtor i monitorimit të inspektimeve, ISHSH.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në gusht të vitit 2014 ku jo vetëm qytetarët por edhe pronarët e lokaleve, kamerierët u ndërgjegjësuan dhe nuk lejonin konsumimin e duhanit në ambientet ku shërbenin. Në ato rast ku konstatohen shkelje ligji e përcakton se ndëshkohet me gjobë jo vetëm administratori i subjektit por edhe qytetari që konsumon. Kjo vlen edhe për institucionet publike,madje pati edhe gjoba ndaj administratorëve të tyre.

Në 2019 u bënë ndryshime të tjera në ligj ku përcaktohet se në asnjë ambient të rrethuar qofte me xham apo plastmas nuk lejohet konsumi i duhanit pasi konsiderohet ambient i mbyllur nëse më shumë 50 % e hapësirës është e rrethuar apo e mbuluar.

Ndërgjegjësimi por edhe ndëshkimi me gjobë i shkelësve bëri që ligji të zbatohej në mënyrë rigoroze për disa vite.

Madje OBSh e vlerësoi Shqipërinë me çmim, pas shumë tentativash më në fund ligji anti-duhan nisi të zbatohet dhe u vu në në plan të parë shëndeti e njerëzve. Por këtë vit duket sikur ligji as që ekziston. Edhe pse ai është në fuqi, gjoba ndaj shkelësve nis me 300 mijë lekë të reja në shkelje në parë ,por kur përsëritet ajo tre-fishohet dhe masa arrin deri në heqje të licencës të ushtrimit të aktivitetit. Por duket se tanimë këto masa kanë mbetur në letër pasi ndryshe nuk ka si të shpjegohet lejimi konsumimi i duhanit në ambiente të brendshme./TCH/

Etiketa: duhanlokale

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

20:35 - 26/02/26
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku
Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:12 - 26/02/26
Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim
Aktualitet

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

19:00 - 26/02/26
Para
Berisha kërkoi t’i hiqet “non grata”, reagon Ambasada e SHBA: Zero shanse!

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane bën paralajmërimin e fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com