GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndalimi i mbajtjes së shamive fetare në shkolla, Ministria e Arsimit në Kosovë rishikon udhëzimin

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndalimi i mbajtjes së shamive fetare në shkolla, Ministria e Arsimit në Kosovë rishikon udhëzimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) aktualisht nuk ka në plan që të rishikojë udhëzimin administrativ, i cili ndër të tjera e ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, ka thënë kështu zëvendësministri Dukagjin Pupovci. Megjithatë, ai ka shtuar se të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet vijimi i mësimit nëpër shkolla.

Në konferencën e rregullt javore për media derisa është pyetur nëse MAShT e ka në plan të ndryshojë Udhëzimin administrativ, Pupovci e ka mohuar këtë gjë.

“Ne nuk dëshirojmë të dërgojmë tani mesazhe të gabuara në opinion në atë formën që shkolla jonë nuk është laike, sepse shkolla e Kosovës, shkolla publike në Kosovë është shkollë laike dhe kjo duhet të respektohet ndërkaq duhet të respektohen të drejtat e të gjithë fëmijëve që të vijojnë shkollimin dhe po veprohet në atë drejtim. Ka raste ndonjëherë të shkarjeve te them ashtu kur ndodhin situata të cilat janë të padëshiruara për ne por mendoj që me një reagim të shpejtë ato zgjidhen përndryshe nuk kemi ndonjë plan që tani për tani ta rishikojmë të udhëzim.”

Nga an tjetër ai ka bërë me dije se udhëzimet kanë qenë të pranishme që në vitin 2008, ku krahas veshjeve të ekzagjeruara, telefonit celular është edhe bartja e uniformës fetare. Kështu që për këtë fak që të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet shkuarja në shkollë.

“Këto udhëzime janë të pranishme prej vitit 2008, ju po referoheni versionit të fundit të vitit 2014 ku njëra ndër ndalesat, krahas telefonit celular, veshjeve ekstravagante e kështu me radhë është edhe bartja e uniformës fetare, do të thotë thjeshtë është çështja të interpretimi i asaj që ne e konsiderojmë si uniformë fetare. Tani është një pikëpyetje e madhe se në çfarë mase është shamia pjesë e uniformës fetare, por një gjë e kemi qëndrim kategorik që të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet shkuarja në shkollë dhe ashtu është duke u vepruar.”

Ndër të tjera, zëvendësministri i Arsimit ka thënë se më 7 prill janë shpallur rezultat preliminare te përzgjedhjeve të teksteve shkollore të klasave të katërta dhe nënta për vitin e ardhshëm shkollor. Tani sipas tij është periudha e ankesave para se ato të aprovohen. Ai ka thënë se në proces të vlerësimit kanë hyrë 77 dorëshkrime në gjuhën shqipe, tri në gjuhën turke dhe pesë në gjuhën boshnjake.

Pupovci ka folur edhe për punët e ministrisë gjatë dy javëve të fundit ku ndër të tjera ka thënë se arsimi dhe aftësimi profesional në Kosovë ka përfituar një shumë prej 2 milion euro nga Fondi i Sfidës i Kosovës i cili është një projekt rajonal. Ai ka thënë se me partnerët zhvillimor janë ndarë grante për katër koncorsiume që kanë arritur të përfitojnë shumën prej 2 milionë euro.

Pupovci ka shtuar se grantet janë për investime që bëhen në pajisje, në infrastrukturë e trajnime në institucione të arsimit dhe aftësimit profesional dhe burojnë nga Fondi i Sfidës rajonale ku Kosova i ka fituar 3 milion euro deri tani.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se janë nënshkruar 16 kontrata pune me nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Skenderaj për zbatimin e mësimit dual në një kompani duke shtuar se kjo është parakusht për fillimin mësimit dual nga viti i ardhshëm shkollor.

Etiketa: mesimiMinistria e ArsimitQendrës së Kompetencës në SkenderajshamiShkencësShkollaTeknologjisë dhe Inovacionit

Lajme të lidhura

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
Aktualitet

32 për qind e shqiptarëve në pasiguri ushqimore! Jo vetëm të fundit në Europë, por edhe Ballkan

07:53 - 24/08/26
Para
Transportonin mallra ushqimorë kontrabandë, arrestohen 11 persona

Transportonin mallra ushqimorë kontrabandë, arrestohen 11 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com