GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër njerëzit më të besuar të Behgjet Pacollit, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lluka është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Shtetit për 48 orë dhe dyshohet për disa vepra penale, mes tyre mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratës së dëmshme.

“Ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit”, deklaroi  Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë së Kosovës.

Në vitin 2025 ai u shkarkua nga detyra e administratorit të aeroportit, pas një konflikti me kompaninë e Pacollit “Mabco Construction”.

Asokohe, Lluka deklaroi se kishte refuzuar të firmoste një dokument që, sipas tij, do ta bënte shoqërinë koncesionare garantuese për një kredi prej 100 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, Pacolli e akuzoi publikisht ish-bashkëpunëtorin e tij për keqpërdorim të detyrës dhe përvetësim fondesh, akuza që Lluka i mohoi.

 

 

Etiketa: Aeroporti i VloresIsh AdministratoriValon Lluka

Lajme të lidhura

Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës
Aktualitet

Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

22:12 - 18/11/26
Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha
Aktualitet

Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

21:55 - 18/11/26
Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim
Breaking Views

Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim

21:45 - 18/11/26
Para
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës
Aktualitet

Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

22:12 - 18/11/26

Deputetja Jorida Tabaku, e ftuar në një lidhje live në Now me Erla Mëhillin, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur...

Lexo më shumë
Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

21:55 - 18/11/26
Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim

Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim

21:45 - 18/11/26
Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

21:24 - 18/11/26
“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit zhvendosen para Kuvendit, thirrje kundër përfaqësuesve politikë

“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit zhvendosen para Kuvendit, thirrje kundër përfaqësuesve politikë

21:23 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com