GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ndarje?/ Ç’po ndodh mes Elias dhe Princ Lekës? Prej kohësh, ata nuk….

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndarje?/ Ç’po ndodh mes Elias dhe Princ Lekës? Prej kohësh, ata nuk….
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Historia e tyre e dashurisë është e denjë për përralla.

Ajo një aktore e dashur për publikun, ai një princ, të dy së bashku një nga çiftet më të pëlqyera për publikun. Elia dhe Leka kanë zgjedhur ta jetojnë këtë histori dashurie larg syrit të publikut, duke preferuar që dashurinë ta shijojnë në oborrin e tyre mbretëror.

Prej tre vitesh, ata janë edhe prindër të Geraldinës, vogëlushes së tyre. Por, teksa gjithçka dukej në rregull nga kjo dyshe, disa lajme kanë çuditur jo pak opinionin publik.

Nëse ndiqni në “Instagram” Elia Zaharinë dhe princin Leka, mund ta keni vënë re se prej kohësh ata nuk publikojnë foto bashkë dhe për ditëlindjen e vajzës së tyre Geraldinë, ata nuk u shfaqën së bashku.

Elia publikoi disa foto nga ditëlindja dhe askund nuk shihet princ Leka, çka ka ngjallur dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.

Princ Leka e ka uruar në “Instagram” vajzën, me një foto dhe një dedikim ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat e tua, mezi pres të shoh se çfarë aventurash emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm”.

Elia Zaharia Princ Zogu3

Prej kohësh, Elia dhe Leka nuk shfaqen bashkë as në evente dhe ngjarje të ndryshme ku ka qenë i ftuar princi. Më parë, Elia e shoqëronte në çdo event të rëndësishëm bashkëshortin. Por, përpos ngjarjeve, ata nuk kanë publikuar prej kohësh një foto së bashku.

Një tjetër “provë” që ngre dyshimet se ka një krizë në çift, është fakti që princi Leka nuk e ndjek në “Instagram” Elian, ndërkohë që kjo e fundit e ka “follow”. Prej shumë kohësh, ata nuk shihen më së bashku as në jetën sociale të Tiranës, ku edhe shpesh i shihnim të kapur përdore.

Duket se kriza mes tyre është mëse reale, për sa kohë vetë Leka ka zgjedhur ta heqë bashkëshorten e tij nga “Instagram”-i, një shenjë kjo që na zbulon shpesh për dinamikat e një çifti, e këtë herë të një çifti mbretëror.

Prej 15 vitesh që ky çift është bashkë, kjo është hera e parë që diskutohet për një ndarje. Kjo për faktin se të dy kanë preferuar që në këtë histori të tregojnë vetëm detajet e ëmbla, duke transmetuar një histori me baza të forta, por që duket se tashmë është lëkundur.

Në intervistat e pakta të dhëna, të dy kanë folur me nota romanticiteti, teksa i riktheheshin njohjes së tyre.

Elia Zaharia

“Jemi njohur në 2008-n dhe atëherë filloi një histori e bukur miqësie që gradualisht na solli gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit. Distanca ishte e vështirë dhe zgjati rreth dy vite, por e kaluam me dëshirën për ta çuar përpara njohjen tonë.

Të them të drejtën, pavarësisht se kanë kaluar disa vite, nuk e kam ndjerë shumë kohën. Kjo besoj është si rezultat i një lirie që gjejmë në mardhënien tonë, ku secili është krejtësisht i pavarur në angazhimet profesionale, në miqësitë dhe zgjedhjet që bën.

Kjo i ka dhënë frymëmarrje mendoj kësaj mardhënieje, duke mos e bërë të rëndë dhe imponuese. Për natyra të pavarura si ne, besoj ky është një çelës shumë i rëndësishëm”, shprehej Elia vite më parë, duke na zbuluar më shumë detaje nga historia e saj më princin.

Një anë tjetër, të sajin ajo e ka zbuluar edhe duke folur për Lekën si baba, duke na zbuluar imazhin ndryshe të Princit.

Elia Zaharia Princ Zogu

“Leka është shumë i përkushtuar dhe i jep shumë dashuri dhe vëmendje vogëlushes sonë. Natën ai zgjohet më lehtë se unë dhe është shumë i kthjellët. Unë dua pak më shumë kohë deri sa të më ikë përgjumja…

Zakonisht, është i qetë dhe nuk bën panik, por kujdesin e ka njësoj si unë. Kjo më jep shumë besim dhe qetësi, pasi e kam mbështetje në çdo moment. Jam shumë e lumtur për përkushtimin e tij, madje nuk e kam imagjinuar që do ishte kaq i dhënë pas vajzës!”, shprehej ajo.

E teksa e shikojmë ende përkushtimin e Lekës si baba, vështirë se mund të themi se shikojmë ende një histori dashurie e denjë për përralla. Nuk dihet nëse ky është vetëm një moment krize mes tyre, apo dyshja i ka dhënë fund përfundimisht martesës së tyre.

 

 

 

Etiketa: Elia ZahariaPrinc Leka

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
Studentët e mjekësisë letër Nikollës: Duam të jemi në Komision

Studentët e Mjekësisë vijojnë protestën, takim me rektorin Gjata

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com