Datat 11 dhe 14 Prill janë më të rëndësishmet e kësaj jave sipas horoskopit. Në parashikimin e përjavshëm në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se data 11 është hyrja e Afërditës në Binjak dhe kjo do të jetë një ditë shumë pozitive. Data 14 do të sjellë ndërlikime për shenjat sidomos në ekonomi ose dashuri.
Meri Shehu: Kjo javë është shumë interesante. Është një javë që duke filluar nga nesër fillon na ndryshon mënyrën emocionale të të ndjerit dhe të të pasurit. Pra, në kuptimin si do të ndihemi në dashuri në marrëdhënie me të tjerët dhe si do të ndihemi për gjërat që duam të kemi nga ana materiale. Kemi një datë shumë të bukur që është nesër, kemi një lidhje shumë të bukur të Diellit në Dash dhe Jupiterit në Dash që përfundon gjatë kësaj jave. Kemi datën 14 që është pak më me spec, më e vështirë dhe që duhet marrë në konsideratë. Kini kujdes 14 Prillin sepse Afërdita në Binjak bën një katërkëndësh me Saturnin në Peshk dhe prish pak situatën.
Dashi – 3 yje
Hëna e plotë në Peshore që ishte përballë dhe i jepte frymëzim, po zvogëlohet, nuk i jep shkëlqimin dhe nuk bën dot bashkpëunimet e duhura si dhe në çift nuk arrin dot kompletimin e duhur nëse nuk e ka realizuar deri në javën që kaloi. Në fushën e komunikimit, kontakteve, njohjeve të reja, bizneseve, librave, publiciteteve, sporteve dhe punëve intelektuale do vlerësohet shumë.
Demi – 3 yje
Afërdita është vetëm sot në shenjën e tyre, nesër kalon në Binjak dhe sot mund të përfitojnë nga dashamirësia e të tjerëve, partnerëve, njohjeve, mund të marrin më shumë benefite por edhe dashuri. Sot mund të njohin dikë dhe të futen në një relacion të këndshëm. Nga nesër do mendojnë shumë për çështjet ekonomike të cilat do jenë primare në shumë rrugë. Kujdes me fundjavën se ka një ndarje ose problematikë në çift.
Binjakët – 2 yje
Nesër hyn Afërdita në shenjën e tyre dhe kjo është shumë pozitive për ta. Por menjëherë sa futet, në datën 14 bën një katërkëndësh me Saturnin në Peshk dhe kjo sjell një problematikë të madhe ligjore ose familjare që rikthehet nga e kaluara dhe bëhen më të forta se më parë.
Gaforrja – 3 yje
Hëna e plotë në Peshore u dha shumë mundësira të mira për karrierën që tani nisin të zvogëlohen dhe shumë Gaforre që kanë marrë furi mund të ndeshin një zhgënjim gjatë kësaj jave. Do kenë një jetë të mbyllur erotike, ekonomike dhe në punë me prapaskena, marrëdhënie të fshehta erotike në përgjithësi.
Luani – 2 yje
Mund të kenë një përballje të vogël në çështjet që lidhen me karrierën, kundërshti ose pabesi të vogël. Nga nesër fillojnë të ndihen më mirë ligjërisht, më të hapur në punët dhe projektet e tyre por katërkëndëshi i Afërditës me Saturnin në Peshk i vë në një sforco shpirtërore e psikologjike dhe një problem ekonomik në fundjavë.
Virgjëresha – 4 yje
Afërdita në Binjak u jep një avantazh lidhur me karrierën, komunikimet, jetën sociale. Dielli me Jupiterin që takohen në Dash mund të sjellë një përmirësim të gjendjes së tyre shpirtërore dhe fizike. Në fund të javës duhet të kenë kujdes sepse i pret një zhgënjim nga partneri ose një lidhje e stërgjatë që i lodh diku dhe nuk u jep rinovimin që kërkojnë.
Peshorja – 3 yje
Kaluam një hënë shumë të bukur të plotë në Peshore që ka të bëjë me bashkëpunimet. Nga nesër me Afërditën në Binjak marrin një revansh të mirë, energji pozitive dhe kjo sjell shumë mundësi të mira. Do të kemi një takim këtë javë të Diellit dhe Jupiterit përballë Peshoreve dhe sjell përballje e antagonizëm shumë të fortë që duhet ta kenë kujdes ose ndarje në çift.
Akrepi – 4 yje
Nisin të mendojnë më ekonomikisht, më racionalë, por edhe në marrëdhëniet intime bëhen më komunikativë dhe nuk shohin vetëm pjesën platonike apo atë që të vuajnë për një marrëdhënie, por futen në një komunikim më elegant. Japin një lloj sipërfaqësie por që e bën më të bukur komunikimin. Në çështjet ekonomike mund të investojnë gjëra të mira.
Shigjetari – 2 yje
Është një javë e mbarë në jetën erotike, ka një takim të mrekullueshëm këto ditë por Afërdita u del përballë. Ka disa njerëz në partneritete pune dhe në çift që kërkojnë të marrin vëmendje, siguri ekonomike, emocionale ose që t’ua shprehin ndjenjën. Pra Shigjetarët vihen përballë kërkesave këtë periudhë.
Bricjapi – 2 yje
Do gjejnë një dypunësim shumë të mirë, njohje shumë të mira në punët e tyre, do udhëtojnë, do flirtojnë dhe do kënaqen. Katërkëndëshi i Afërditës në Binjak me Saturnin në Peshk i vë në pabesi nga një shok, mik ose nga një njeri që i besonin shumë dhe nuk gjejnë mbështetje.
Ujori – 1 yll
Kanë shumë fat në dashuri sepse futet Afërdita në Binjak dhe u jep gjithë larmishmërinë e njohjeve dhe kontakteve. Fakti që kanë një yll mund të tregojë që u largohet një yll i vetëm që i ka lodhur tërë këto vite dhe ndryshojnë faqen e historisë në jetën e tyre.
Peshqit – 4 yje
Janë më komodë në jetën familjare, pronësitë, gjërat e lidhura me shitblerjet apo një bashkëjetesë të rëndësishme por edhe ndarje nga data 14 e atyre marrëdhënieve që janë të lodhura dhe nuk mund të gjejnë fat.
Discussion about this post