GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ndërhyrja e NATO-s para takimit në Bruksel, Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin

08:14 - 17/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërhyrja e NATO-s para takimit në Bruksel, Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret të mërkurën në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur zyrtarët nga këto dy shtete kanë ashpërsuar retorikën, pas ngritjes së barrikadave në veri tri javë më parë. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Fillimisht, Stoltenberg do të zhvillojë takim me Vuçiçin në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00. Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti. Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të Kosovës, sikurse PZ, KM e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe. Prishtina i konsideron këto targa ilegale. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti, sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Qëndrim të njëjtë shprehu edhe Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me Vuçiqin më 3 gusht.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë”, kishte thënë Stoltenberg në Twitter pas bisedës me Vuçiçin.

Serbët lokalë më 31 dhe 1 gusht ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe ekzekutivi u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Kryeministri Kurti deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik që tensionet në veri të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Ai ka fajësuar Beogradin për rritjen e tensioneve.

Ai po ashtu ka thënë se deri te rritja e tensioneve erdhi si pasojë e një fushate të dezinformimit të udhëhequr nga Serbia dhe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Ndërkaq, në Beograd, Vuçiç deklaroi disa ditë më vonë se kishte informacione për plane të Prishtinës për “likuidimin” e serbëve në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se Serbia është për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Këto deklarata u panë me shqetësim nga Bashkimi Evropian që më 14 gusht u bëri thirrje zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi të ndalonin retorikën nxitëse dhe tha se do të mbajë përgjegjës liderët “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Përderisa, agjenda e takimeve mes shefit të NATO-s dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk dihet, agjenda e rundit të ri të dialogut është bërë publike.

Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiç, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete.

Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.

Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi. /REL/

 

Etiketa: Albin KurtiAleksander VucicBrukselKryesore1NATOStoltenbergtakimi

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Kryeministri polak bën deklaratën e fortë: Franca dhe Gjermania po e drejtojnë BE si oligarki

Kryeministri polak bën deklaratën e fortë: Franca dhe Gjermania po e drejtojnë BE si oligarki

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com