GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërpritet puna në spitalin e Fierit, mjekët dalin në protestë në mbrojtje të kolegëve të akuzuar për dhunë

11:07 - 28/05/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërpritet puna në spitalin e Fierit, mjekët dalin në protestë në mbrojtje të kolegëve të akuzuar për dhunë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme mjekë të spitalit të Fierit kanë dalë në protestë në mbështetje të katër kolegëve të tyre të cilët akuzohen për dhunë ndaj pacientit Ardit Klima, duke ndalur punën për një orë. Ata shprehen se vazhdimisht pacienti kishte qenë i dhunshëm ndaj tyre duke i ofenduar ndërsa në lidhje me këtë rast pretendojnë se i janë drejtuar edhe policisë por nuk kanë marrë zgjidhje.

“Ai kishte katër ditë dhe unë rrija larg kur kalonte ai. Nuk kishte sjellje të mirë me mjekët. Mjeku ka halle problem. Nuk ka një të sëmurë por ka shumë. Por e shikoja atë që nuk ishte i saktë nga mendja. Nuk vinte njeri te ai. I hakërrohej edhe pastruesve. Hajdeni pastrojeni bëjeni këtë. Vetëm me mjekët sillej ashtu dhe njerëzit e dinin si ishte dhe largoheshin”, shprehet një nga mjekët e spitalit të Fierit.

Ndërsa një familjare e një tjetër pacienti që ka qenë i shtruar me personin e dhunuar deklaron se kishte vënë re se ai ishte mjaft agresiv, si me personelin mjekësor, po ashtu edhe me të ëmën.

“Kam ardhur nga Italia dhe kam sjellë babanë për ta shtruar. Më tha mund të më japësh numrin e telefonit për të komunikuar. Arrite godite të ëmën. E kam parë me sytë e mi. I bërtiste. E kam dëgjuar kur i thoshte të ëmës fjalë që nuk mundem t’i them. E ëma nuk fliste. Ishte shumë e qetë, nga halli sepse po t’i ktheheshe reagonte keq.

Mjekët kanë qenë të përsosur,. Unë ngrihesha në 12:00 të natës dhe vija I thërrisja çunave, Djali erdhi në orën 3 dhe më tha po fle ti. Ngri mos fli gjumë se këta doktorët nuk të bëjnë punë po nuk i bërtite. Ai donte të bënte çfarë të donte dhe jo çfarë i thonin mjekët. Dërgonte mesazhe mos i lër doktorët të futen brenda. Mos e lër mamanë të futet brenda.  Kisha frikë. Se të shikosh një njeri që vjet të bërtet në pavijon kur ti ke hallin tënd. Ka ardhur policia e ka marrë dhe ai është kthyer sërish”, shprehet familjarja.

Nga ana tjetër mjekët disponojnë edhe një audio nga momenti kur pacienti Ardit Klima debaton me kolegët e tyre, para dhunimit të tij disa ditë më parë. Në audio dëgjohet Klima i cili u kërkon atyre të mbyllin gojën ndërsa në debat me të përfshihen edhe persona të tjerë.

PJESË NGA DEBATI

Pacienti: Ti duhet të informosh për çdo gjë. Mbylle, mbylle

Mjekja: Kujt i thua mbylle ti

Mjekja tjetër: Si e ka emrin

Mjekja: Ardit

Pacienti: Nuk ju njoh fare. Pusho ti

Mjekja: Mbylle gojën e, mos më thuaj pusho.

Pacienti: Mbyll gojën, jam qeni i babait tim unë, qeni i kufirit, mbylle

Mësohet se Klima ka precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë i akuzuar për dhunë ndaj të shoqes, nga e cila është divorcuar.

Etiketa: dhunohetFierpacientipolicepretendojespitali rajonal

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Zjarr në një banesë 3-katëshe në Fier, shkak shkëndija elektrike

Zjarr në një banesë 3-katëshe në Fier, shkak shkëndija elektrike

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com