GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndërroi jetë dy vjet më parë, Meta dekoron Major Klodian Tanushi

11:18 - 10/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërroi jetë dy vjet më parë, Meta dekoron Major Klodian Tanushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushi (pas vdekjes), me motacionin: “Në shenjë vlerësimi ndaj ushtarakut i cili nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi nëpërmjet profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë në radhët e Forcave tona të Armatosura, të treguar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë krah për krah si aleatë të denjë dhe të shkëlqyer të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO)”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve të Dëshmorit të Atdheut dhe ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Jemi mbledhur sot, në këtë ceremoni solemne për të përkujtuar dhe vlerësuar denjësisht një ushtarak shqiptar të paharruar, i cili shërbeu me profesionalizëm, përkushtim dhe trimëri në misionin paqeruajtës në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Majorin Klodian Tanushi.

Major Tanushi ra heroikisht në krye të detyrës dhe me aktin e tij dhe shërbimin shembullor në mbrojtje, në ruajtje të paqes dhe sigurisë, na bën të gjithëve krenarë duke lartësuar Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, si një aleate e denjë e NATO-s.

Gjatë gjithë trajnimeve të programuara, kur ndodhi fatkeqësia e paparashikuar, shpërthimi i një mine, i mori jetën Nëntetares Zarife Hasanit, plagosi Nëntetarin Kapaj dhe njëkohësisht plagosi rëndë dhe më pas i mori jetën Major Tanushit.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë dhe shumë të specializuar të strukturave përkatëse, Klodiani nuk ja doli dot t’u mbijetonte plagëve të rënda,  duke ndërruar jetë e duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, bashkëshorten, fëmijët, kolegët dhe mbarë qytetarët shqiptarë.

Akti i tij heroik, i rënies në krye të detyrës duke dhënë jetën për ruajtjen e jetëve të civilëve, në shërbim të paqes e sigurisë përtej kufijve të vendit tonë, ka bërë krenar familjen e tij, Forcat tona të Armatosura ku shërbeu, si dhe çdo qytetar shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të Atdheut tonë.

Për heroizmin e treguar, duke sakrifikuar edhe jetën e Tij në krye të detyrës, si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin sot të vlerësoj Major Klodian Tanushin me dekoratën e lartë, ”Dekorata e artë e Shqiponjës”.

I përjetshëm dhe i ndritur qoftë gjithmonë kujtimi i Tij!”.

Etiketa: DekorateIlir MetaMajor Klodian

Lajme të lidhura

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike
Breaking Views

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike

09:52 - 28/12/25
Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit
Breaking Views

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Para
Jep dorëheqjen sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi

Jep dorëheqjen sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi

TË FUNDIT

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX
Art & Kulturë

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

11:41 - 28/12/25

Aktorja dhe këngëtarja franceze Brigitte Bardot, një nga figurat më emblematike të kinemasë europiane, e cilësuar si gruaja më e...

Lexo më shumë
Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

11:18 - 28/12/25
Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A

11:05 - 28/12/25
Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish

Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish

10:20 - 28/12/25
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

10:11 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com