GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërron jetë kamarieri që u dhunua te restoranti i Gjergj Lucës, kolegët shprehin ngushëllimet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë kamarieri që u dhunua te restoranti i Gjergj Lucës, kolegët shprehin ngushëllimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryekamarieri i “Fish City”, Gazment Kurmaku, i cili ndodhej në vdekje klinike.

Ai punonte në kompleksin “Gjergj Luca” në zonën e Labinotit. Luca është biznesmen i cili njihet për lidhjet e tij me eksponent të politikës.

Kolegët e tij të restorantit me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i shprehin ngushëllime familjes së tij, teksa shprehen se do u mungojë buzëqeshja, zëri dhe njerëzorja e tij.

“Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët.”

“Lamtumirë miku ynë!”

“Gaz tu prehtë shpirti të paqe!”- janë disa nga mesazhet e kolegëve në rrjetet sociale.

Si nisi ngjarja:

Pesë ditë më parë, në datë 2 Tetor Gazment Kurmaku, i cili është shef shërbimi në një kompleks në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolinë ku ishte ulur ishte rezervuar.

Erjon Llapushi, kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Ka qenë kompania e cila është përgjigjur pas interesimit për sherrin e ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Elbasan, për një tavolinë të rezervuar, duke konfirmuar kështu vendin e ngjarjes.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku nga raportimet e fundit u tha se ndodhej në vdekje klinike, e ndërsa tani, pavarësisht përpjekjes së mjekëve, mbrëmjen e sotme ai ndërroi jetë.

Etiketa: Gjergj Luca

Lajme të lidhura

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Para
Arriti të kalojë të gjitha fazat, KPK konfirmon në detyrë Albert Kuliçi

Arriti të kalojë të gjitha fazat, KPK konfirmon në detyrë Albert Kuliçi

TË FUNDIT

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com