GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërron jetë në spital Arlind Bushati, shkon në tre numri i viktimave nga atentati në Shkodër

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë në spital Arlind Bushati, shkon në tre numri i viktimave nga atentati në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati. Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe I drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar. Në këtë masakër me tre viktima, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin.

Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, aktualisht i vetmi i plagosur nga ngjarja. Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve, Bajrave dhe Licëve.

Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk ka një autor.

Etiketa: AtentatiKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
Para
RENEA reprezalje tek Bajrat, mbi 10 të shoqëruar mes tyre edhe Safet Bajri

RENEA reprezalje tek Bajrat, mbi 10 të shoqëruar mes tyre edhe Safet Bajri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com