GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërron jetë vajza e aktorit më të famshëm shqiptar

në Aktualitet, Art & Kulturë, Lajme, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë vajza e aktorit më të famshëm shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdiq në Zürich, u varros në Berlin: Bettina Moissi, e bija e aktorit Aleksandër Moisiut, ishte 100-vjeçare!

Siç njoftojnë mediat gjermane, më 21 nëntor ndërroi jetë në një fshat pranë liqenit të Zürichut, Bettina Moissi. Më 11 dhjetor ajo u varros në Berlin, pranë burrit të saj Heinz Berggruen, i cili ka qenë një koleksionist i famshëm i veprave të artit.

Më 15 tetor Bettina Moissi festoi ditëlindjen e 100-të, bashkë me familjen e saj. Djali i saj i madh Nicolas Berggruen është investitor gjermano-amerikan. Pasuria e tij vlerësohet në 3,1 miliardë dollarë.

Djali tjetër, Olivier Berggruen, është historian i artit dhe shkrimtar. Nga një martesë tjetër ajo kishte vajzën Mikaela, e cila ka vdekur vite më parë.

Bettina Moissi u lind në Berlin më 15 tetor 1923, u rrit në Zvicër dhe ndoqi mësimet për aktore në München. Në vitet 40-të luajti në disa filma, më 1945 ishte parashikuar të jetë aktore në komedinë “Tregtari i Venedikut” të William Shakespeare.

Meqë regjisori kishte përgatitur një version antisemit të shfaqjes, ajo kërkoi ndihmë nga një regjisor tjetër. Shpejt mbaroi lufta dhe projekti dështoi. Më 1949 Bettina Moissi xhiroi filmin “Lang ist der Weg” (E gjatë është rruga), i cili vë në fokus viktimat e Holokaustit. Më vonë ajo braktisi aktrimin.

Bettina Moissi ishte e martuar me Philip Rosenthal, një biznesmen porcelani dhe politikan socialdemokrat gjerman, mandej me shkrimtarin zviceran Werner Wollenberger dhe që nga viti 1959 me Heinz Berggruen, i cili ishte mik i Pablo Picassos.

Kështu e përshkruan Berggruen në kujtimet e tij njohjen me Bettina Moissi:

“Sapo isha rehatuar më 1955 mbi lisat e Luxembourgut (park në Paris, v.j.), ndodhi diçka shumë më e rëndësishme për mua.

Një mikeshë nga koha ime në Mynih, Hermi, gruaja e aktorit dhe regjisorit Leonard Steckel, erdhi me njërën nga shoqet e saj për vizitë në Paris.

Dama e re që shoqëronte Hermin quhej Bettina, dukej magjepse dhe kishte një natyrë po ashtu magjepse.

Bettina, e pagëzuar nga prindërit e saj sipas (shkrimtares gjermane, v.j.) Bettina von Arnim, ishte, siç mësova, vajza e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu.

Shumë shpejt unë nuk do të isha më beqar».

Berggruen ishte pronar i mbi 200 veprave të artit të Picassos, Matisse, Klee, Chagall etj. Ato mund të shihen në Museum Berggruen në Berlin. (Enver Robelli)

 

 

Etiketa: Aleksandër MoisiuBettina MoissiKryesore1

Lajme të lidhura

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:25 - 23/10/26
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë
Aktualitet

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës
Aktualitet

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Para
Presidenti i Napolit: I lumtur që do të luajmë përballë Barcelonës

Presidenti i Napolit: I lumtur që do të luajmë përballë Barcelonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:25 - 23/10/26

Nënkrytari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi nuk...

Lexo më shumë
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:12 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com